Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas citimit që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë nga Alexis de Tocqueville gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, duke e akuzuar se ka manipuluar qëllimisht tekstin.
Ina Zhupa thotë se Rama ka lënë jashtë fjalën “e keqe” nga fraza e Tocqueville: “Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet”, duke e cilësuar këtë si një “autogol” politik.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.
Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.
Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.
Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!
Lexo edhe
POLITIKE
Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa

“Mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar”/ Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm ë...

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera shumë të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një Parti Demokratike të ripërtërirë

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave dhe pensioneve/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore...





