Zhupa ironizon ministrin Vëngu në Kuvend: Je në SPAK, ku janë dy avionët për zjarret! Fondet e Emergjencave i çuat për ahengje!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sulmuar në Kuvend ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, duke e ironizuar për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe emergjencave në vend. Zhupa iu drejtua ministrit duke e pyetur për dy avionët që, sipas saj, ishin premtuar për ndërhyrje ndaj zjarreve.
Më tej, deputetja e PD-së akuzoi mazhorancën se punon me të njëjtin qëllim, duke pretenduar se institucionet i shërbejnë kryeministrit Edi Rama dhe interesave personale. Zhupa kundërshtoi gjithashtu deklaratat e Taulant Ballës në Kuvend, duke thënë se opozita nuk kishte munguar në punimet e Konferencës së Kryetarëve. Në fund, ajo kritikoi qeverinë për menaxhimin e emergjencave, duke e lidhur këtë me fondet e përdorura nga buxheti i shtetit.
“Je në SPAK, ku janë dy avionët për zjarre Pirro? Nuk jemi njëlloj. Ndaj do krahasohemi dhe na krahasojnë! Të gjithë punoni me një qëllim, t’i shërbeni Ramës, pasurimit të tij, të rregulloni ndonjë punë për vete. Zoti Balla gënjeu, kur tha se Bardhi kishte frikë që erdhi 5 minuta para. Por në fakt ne ishim në mbledhje së Konferencës së Kryetarëve. Duhet të ishe ngritur për ata qytetarët e përmbytur në Sarandë. I keni çuar fondet e Emergjencës për ahengje!”, tha ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…

Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: Nuk është kryer as gjysma e punës

Protesta para Parlamentit, shoqërohet një qytetar te 'Rruga e Elbasanit'

“S’ju rrezikojnë vezët e qytetarëve!”, Bardhi me tone të ashpra: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve. Ti Taulant ke frikë kostum...

54 ditë revoltë! Protestuesit rrethojnë godinën, deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!

Rrethim i Kuvendit dhe numër i shtuar efektivësh! Reagon Bardhi, thirrje autoriteteve: Hiqni dorë! Lejojini njerëzit të protestojnë

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

PS ‘porosi’ deputetëve socialistë për të mos u larguar nga Tirana/ Një tjetër seancë plenare më 30 korrik, zbulohen temat e diskutimit...





