Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

P
Piranjat22 August 2026, 11:06 · 4 min lexim
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk

Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me deklaratën e arkitektëve, urbanistëve për zhvillimin e territorit në Shqipëri.

Zhupa shprehet se e mbështet qëndrimin e profesionistëve që kanë zgjedhur të mos heshtin, duke e konsideruar debatin për projektet në Zvërnec dhe Nartë si pjesë të një çështjeje më të gjerë: kush vendos për territorin, mbi çfarë plani dhe në interes të kujt. Ajo kritikon modelin e qeverisjes së Edi Ramës, duke akuzuar kryeministrin se i trajton projektet e tij si vizion, ndërsa ekspertiza, institucionet, komunitetet dhe interesi publik përballen me vendime të centralizuara.

Duke iu referuar edhe “The Albanian Files”, Zhupa kërkon planifikim strategjik kombëtar, transparencë, pjesëmarrje reale të komuniteteve dhe mbrojtje të tokës bujqësore, natyrës, peizazhit dhe trashëgimisë kulturore, duke theksuar se zonat e mbrojtura duhet të jenë “vijë e kuqe” dhe se Shqipëria nuk është pronë e asnjë kryeministri.

Qëndrimi i plotë i Ina Zhupës:

Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Edi Ramës dhe projekteve të tij personale.

Deklarata e arkitektëve, urbanistëve, planifikuesve, inxhinierëve, pedagogëve dhe studiuesve është një tablo e qartë për mënyrën se si po vendoset sot për të ardhmen e Shqipërisë.

I mbështes plotësisht profesionistët që kanë zgjedhur të mos heshtin më. Sepse çështja nuk është vetëm një projekt në Zvërnec apo Nartë. Çështja është kush vendos për territorin shqiptar, mbi çfarë plani, me çfarë ekspertize, me çfarë transparence dhe në interes të kujt.

Shqipëria nuk mund të trajtohet si një parcelë e madhe ku çdo projekt i Edi Ramës për një lobues, mik, oligark prezantohet si vizion, ndërsa institucionet, ekspertët, komunitetet dhe interesi publik vendosen përpara një fakti të kryer.

“The Albanian Files” është ekspozimi i një modeli ku Rama preferon të tregojë projektet që i duken fitimprurëse dhe sipas shijes së tij, ndërsa çështjet që lidhen me planifikimi e territorit, mjedisin, zonat e mbrojtura, ligjshmërinë, transparencën dhe interesin publik mbeten pas fasadës.

Shqipëria nuk ka nevojë për një arkitekturë të pushtetit, ku projekti vjen i pari dhe planifikimi pas tij. Nuk ka nevojë për vendime të centralizuara që dobësojnë pushtetin vendor dhe ekspertizën shqiptare. Nuk ka nevojë për projekte që i imponohen komuniteteve dhe më pas kërkohet që procedurat të përshtaten me to.

Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës. Bregdeti nuk është pronë e qeverisë. Natyrën nuk mund ta trashëgojë asnjë kryeministër si aset personal. Shqipëria është pasuri e përbashkët e shqiptarëve dhe vendimet që merren sot do të përcaktojnë se çfarë Shqipërie do t’u lëmë brezave të ardhshëm. Zonat e mbrojtura duhet jenë vija e kuqe, ku zbatohen vetëm konventat dhe standartet e BE.

Prandaj kërkesa e profesionistëve për një vizion kombëtar të territorit, planifikim strategjik, transparencë, pjesëmarrje reale të komuniteteve, mbrojtje të tokës bujqësore, natyrës, peizazhit dhe trashëgimisë kulturore, është e drejtë dhe e domosdoshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.