Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro...
POLITIKE

Zhupa: Mbështetje e plotë kërkesave të protestuesve; dokumentet flenë në Kuvend për të marr fund tradhtia e interesit publik

P
Piranjat 7 June 2026, 13:50 · 5 min lexim
Zhupa: Mbështetje e plotë kërkesave të protestuesve;

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mbështetjen e saj për pesë kërkesat e protestuesve në Shqipëri dhe diasporë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Zhupa thekson se prej vitesh ka zhvilluar një betejë politike dhe institucionale kundër këtyre nismave, përmes projektligjeve, interpelancave, protestave dhe ankimeve në Gjykatën Kushtetuese, duke i cilësuar ato si mekanizma që kanë favorizuar interesa klienteliste në dëm të pasurive publike, mjedisit dhe trashëgimisë kombëtare. Sipas saj, zgjidhjet ligjore ekzistojnë, por mungon vullneti i mazhorancës për t’i miratuar ato.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Në mbështetje të plotë të pesë kërkesave të protestuesve në mbarë Shqipërinë dhe në diasporë:

1. Dorëheqjen e qeverisë.
2. Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë.
3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve.
4. Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin nr. 21/2024 për Zonat e Mbrojtura.
5. Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Ligji i Investimeve Strategjike ka qenë në thelb ligj i vjedhjeve strategjike. Është kundër në të pesë rastet kur mazhoranca ka zgjatur afatin e tij në Kuvend, duke paralajmëruar pasojat që sot janë të dukshme për të gjithë.

Kjo është një betejë gjashtëvjeçare që nisi me Butrintin dhe me ndryshimet në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, të cilat hapën rrugën për dhënien me koncesion të pasurive kulturore. Pikërisht ky ligj mundësoi koncesionin e Butrintit dhe krijoi precedentë të rrezikshëm për projekte të tjera si TID Durrës, Kalaja e Elbasanit, Gjirokastra dhe pasuri të tjera kombëtare, të trajtuara jo si trashëgimi e përbashkët, por në funksion të klientelës së pushtetit.

Kam depozituar dy herë projektligjin për heqjen e koncesioneve nga Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Herën e parë, më 11 maj 2022, projektligji u shqyrtua në komisione, por u la në sirtar deri në përfundimin e legjislaturës. E ridepozitova më 29 shtator 2025, por u rrëzua me argumentin absurd se nuk duhej penguar sektori privat të merrte në administrim trashëgiminë kulturore!!!!!

Çështja e Butrintit shkoi edhe në Gjykatën Kushtetuese. Fatkeqësisht, me votën vendimtare të Holta Zaçajt, sot e shpërblyer me një post në Bankën e Shqipërisë, kërkesa u rrëzua dhe koncesioni mbeti në fuqi.

Ndërkohë, projekti i ashtuquajtur “Pika e Vogël” në Butrint u bë një rast flagrant i tentativës për ndërtim në një zonë të mbrojtur dhe në një sit të trashëgimisë kulturore, pranë Gjirit të Manastirit.

Për Ligjin e Zonave të Mbrojtura kam zhvilluar një tur në të gjithë Shqipërinë së bashku me ekspertë të shoqërisë civile, kam organizuar takime, protesta dhe interpelanca me ministren e kohës Kumbaro. I bëra thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretonte këtë ligj, por ai zgjodhi të mos përdorte kompetencën e tij në mbrojtje të interesit publik.

Më 1 nëntor 2024 e dërgova ligjin në Gjykatën Kushtetuese me firmat e 37 deputetëve. Gjykata u nda 4 me 4 dhe, për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme, ligji mbeti në fuqi. Më 14/05/2026 kam depozituar në Kuvend projektligjin për shfuqizimin e Ligjit 21/2024, menjëherë pas rezolutës së Parlamentit Europian që kërkonte shfuqizimin e tij.

Së fundmi, Paketa e Maleve përfaqëson një fazë të re të tjetërsimit jo vetëm të pronës publike, por edhe të pronës private, duke rrezikuar të drejtat e qytetarëve dhe interesin kombëtar.

Për secilën prej kërkesave të protestuesve ka pasur kundërshtim të vazhdueshëm politik dhe institucional. Ka pasur iniciativa konkrete, amendamente, projektligje, beteja në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese. Zgjidhjet ekzistojnë dhe ndodhen në sirtarët e Parlamentit. Ajo që mungon është vullneti i mazhorancës, e cila ka zgjedhur të mbrojë interesat klienteliste në vend të interesit publik.

Ka ardhur dita që kjo betejë të mos jetë më vetëm parlamentare apo politike, por edhe qytetare. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë shqiptarët që ngrihen në mbrojtje të vendit të tyre, të natyrës, të trashëgimisë, të interesit publik dhe të së ardhmes sonë të përbashkët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.