Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

Zhupa nxjerr raportin: Shqipëria e fundit për cilësinë e ujërave larës! Qeveria pritoritet betonizimin

P
Piranjat 6 July 2026, 12:55 · 3 min lexim
Zhupa nxjerr raportin: Shqipëria e fundit për cilësinë e

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se raporti i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit dhe Komisionit Europian për cilësinë e ujërave larës e rendit Shqipërinë në fund të vendeve europiane, duke e cilësuar situatën alarmante për shëndetin e qytetarëve dhe turistëve.

Sipas Zhupës, raporti tregon mungesë investimesh nga pushteti për mbrojtjen e ujërave, ndërsa si bashkitë më problematike përmendi Sarandën, Vlorën, Durrësin dhe Pogradecin. Ajo akuzoi qeverinë se ka favorizuar ndërtimet pranë bregdetit, liqeneve dhe lumenjve, pa garantuar trajtimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e mjedisit.

Zhupa shtoi se dëmin më të madh për turizmin nuk e shkaktojnë protestat, por mungesa e investimeve dhe raportet ndërkombëtare që e rendisin Shqipërinë në fund për cilësinë e ujërave larës. Ajo kërkoi më shumë investime për të garantuar një turizëm cilësor.

“Raporti i fundit i bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit dhe Komisioni Europian për cilësinë e ujërave larës, e kanë nxjerrë Shqipërinë në fund të këtij raporti.

Është një alarm për cilësinë e ujrave tonë, të liqeneve, lumenjve dhe të deteve dhe është një rrezik për jetën e qytetarëve, për shëndetin e qytetarëve por edhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë. Kjo tregon qartësisht që pushteti lokal dhe pushteti qendror nuk kanë investuar në atë që duhet të ishte pastërtia e ujërave larës.

Bashkitë më problematike sipas raportit është pikërisht Bashkia e Sarandës ku ne ndodhemi, Bashkia ë Vlorës, Bashkia e Durrësit dhe Bashkia e Pogradecit. Siç duket nuk e kanë prioritet që të kujdesen për mjedisin, por kanë prioritet të ndërtojnë në zonat pranë liqeneve, deteve dhe lumenjve.

Të mos kujdesen se ku do të hidhen këto inerte, ku shkojnë ujërat e zeza apo t`i pastrojnë këto burime ujore. Ndërkohë anatemojnë gjithë ditën protestën që po dëmton turizmin por në fakt vetëm po i jep fytyrë më demokratike Shqipërisë.

Ndërkohë ato që e dëmtojnë realisht turizmin janë investimet e munguara dhe angazhimi i munguar i qeverisë edhe i pushtetit lokal, e dëmtojnë këto raporte që e nxjerrin Shqipërinë në fundin e shteteve europiane, në fakt aty ku nuk e meriton sepse nga natyra duhet të ishte në krye të cilësisë së ujërave larës. Ndaj përpara se të flasim për turizëm cilësor do të duhet të investojmë në turizëm cilësor, gjë që qeveria shqiptare nuk e ka bërë dhe nuk po e bënë”,- shprehet Zhupa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.