Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B...
POLITIKE

Zhupa publikon pamjet nga kabinat elektrike në Sarandë: Të ndërhyhet menjëherë

P
Piranjat16 August 2026, 13:53 · 2 min lexim
Zhupa publikon pamjet nga kabinat elektrike në Sarandë: Të

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve në kushtet e temperaturave të larta.

Përmes një reagimi publik, Zhupa ironizon mënyrën e mirëmbajtjes së kabinave, ku  janë vendosur freskuese për të shmangur mbinxehjen, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

Ajo kërkon një inspektim urgjent për të verifikuar gjendjen teknike, respektimin e standardeve të sigurisë dhe kapacitetin e kabinave për të përballuar temperaturat e larta, duke paralajmëruar se nuk duhet pritur një incident apo tragjedi për të ndërhyrë.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

E dhimbshme dhe njëkohësisht qesharake se në çfarë gjendjeje është katandisur shteti!

Këto janë kabinat elektrike buzë rrugëve në Sarandë. Në mes të qytetit, në temperatura të larta, teknologjia “moderne” duket se konsiston në dy freskuese të vendosura brenda kabinave, për të shmangur mbinxehjen dhe ndonjë defekt apo shpërthim.

Në cilin standard europian e gjejmë këtë? Apo në cilin nivel të “mirëmenaxhimit” që propagandon Gonxhja bashkë me “vizionin” e Cacit të bashkisë?!

Por përtej pamjes absurde, këtu kemi një çështje serioze sigurie. Kabinat elektrike të vendosura në hapësira urbane duhet të plotësojnë standarde të qarta teknike, të jenë të mirëmbajtura dhe të siguruara për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset përreth.

Nuk mund të presim një incident, zjarr apo tragjedi që institucionet të kujtohen të ndërhyjnë.

Kërkoj masa të menjëhershme dhe një inspektim urgjent të kabinave elektrike në Sarandë. Të verifikohet gjendja teknike, standardi i sigurisë dhe kapaciteti i tyre për përballimin e temperaturave të larta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.