Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren...
POLITIKE

Zhupa publikon videon nga Zvërneci: Po betonizohet! Ja pse Ligji 21/2024 duhet të shfuqizohet menjëherë

P
Piranjat13 July 2026, 11:03 · 2 min lexim
Zhupa publikon videon nga Zvërneci: Po betonizohet! Ja pse Ligji 21/2024

Deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht kryetare e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa, publikoi një video që paraqet se si pritet të transformohet Zona e Mbrojtur e Zvërnecit sipas projektimeve të publikuara në librin “Albanian Files”, ku parashikohen tre komplekse të mëdha me vila, hotele dhe apartamente.

Zhupa e cilësoi këtë si pasojë të drejtpërdrejtë të Ligjit nr. 21/2024, i cili, sipas saj, hapi rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura, dhe kërkoi shfuqizimin e menjëhershëm të tij.

Ajo i bëri thirrje Kuvendit të nxjerrë nga sirtarët dhe të fusë në rendin e ditës nismën e saj ligjore, të depozituar më 14 maj 2026, për shfuqizimin e këtij ligji, duke theksuar se vonesa e shqyrtimit bie ndesh edhe me kërkesat e Parlamentit Europian për rikthimin e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura. 

Postimi:

Kështu do duket zona e mbrojtur e Zvërnecit sipas projektimeve të paraqitura në librin “Albanian Files”: tre projekte gjigante me vila, hotele dhe apartamente, sikur të ishte një lagje e re e Tiranës, e jo një pasuri natyrore që i përket të gjithë shqiptarëve.

Kjo është arsyeja pse Ligji nr. 21/2024 duhet të shfuqizohet menjëherë. Ai hapi derën për ndërtime në zonat e mbrojtura, duke rrezikuar ekosistemet më të çmuara të vendit dhe duke i kthyer ato në objekt spekulimi e betonizimi.

Ka dy muaj që prej 14 majit 2026 që iniciativa ime për shfuqizimin e këtij ligji mbahet në sirtarët e Kuvendit. Nuk pranojnë as ta fusin në diskutim, sepse nuk duan t’i japin fund modelit të betonizimit të zonave të mbrojtura dhe interesave të mëdha ekonomike pas këtyre projekteve. Nuk duan të zbatojnë as kërkesat e Parlamentit Europian, as standartet e BE dhe të konventave. 

Zonat e mbrojtura janë trashëgimi kombëtare, pasuri natyrore dhe detyra jonë është ti mbrojmë, jo ta mbulojmë me beton për pasurimin e një grupi klientësh dhe oligarkësh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.