Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Zhupa: Rama flet për Europën, por bllokon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

P
Piranjat17 June 2026, 19:25 · 3 min lexim
Zhupa: Rama flet për Europën, por bllokon shfuqizimin e ligjit

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime kontradiktore lidhur me rezolutën e Parlamentit Europian dhe çështjen e zonave të mbrojtura. Në një reagim publik, Zhupa deklaroi se “Rama të tjera bën, të tjera thotë”, duke ngritur pyetjen se përse mazhoranca vazhdon të mbajë në sirtarët e Kuvendit projektligjin e depozituar prej saj për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, nëse qeveria është realisht në një linjë me qëndrimet e Parlamentit Europian.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, kërkesa për shfuqizimin e këtij ligji është bërë tashmë një kërkesë e qartë e protestuesve, opozitës dhe institucioneve europiane.
Ndërsa vlerësimi i ndikimit në mjedis bëhet para lejes dhe mbasi ke futur buldozeret dhe ke miratuar lejet.

Deklarata Ina Zhupa
Një vendimmarrje e jashtëzakonshme e Parlamentit Europian, e cila reflekton të gjitha shqetësimet e opozitës dhe shqetësimet e protestuesve.

Në fakt ishte në përputhje të plotë me atë që miratoi edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian pas misionit fakt-mbledhës në Shqipëri. Ndërsa Edi Rama bëri atë që di të bëjë më mirë, “të tjera thotë e të tjera bën”. Ndërsa futi buldozerët, kamionët, rrethuan me tela një zonë të mbrojtur, sot flasin për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Të gjithë e dimë që vlerësimi i ndikimit në mjedis bëhet përpara se të jepet një leje, përpara se të bëhet çdo lloj ndërhyrjeje dhe përpara se projekti të shfaqet si një projekt 4 miliard dollarë, me njëmijë vende pune e me qindra fantazi të tjera që i kanë shfaqur deputetët e mazhorancës gjatë këtyre ditëve.

Një është kërkesa e panegociueshme e protestuesve, e Parlamentit Europian dhe e kujtdo shqiptari në fakt: shfuqizimi i ligjit nr. 21/2024.

Kush është qëndrimi i Edi Ramës?

Qëndrimi është ai që mban në Facebook, që e përshëndet, apo qëndrimi është ai që mban në Kuvend, që mban në sirtarët e Kuvendit që nga data 14 maj projektligjin tim për të shfuqizuar ligjin nr. 21/2024?
Është një muaj që nuk futet as në komisione e aq më pak që t’i vijë radha në seancën plenare.

Ndaj askush nuk e beson propagandën e Edi Ramës. Ndaj qytetarët do të protestojnë, sepse kërkesa e tyre themelore është jo vetëm shfuqizimi i katër ligjeve, që janë shumë të rëndësishme për t’u shfuqizuar, por edhe dorëheqja e Edi Ramës si një njeri që e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë Shqipërinë për interesa personale dhe të klientëve të tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.