Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Zhupa: Saranda e Ksamili pa ujë në kulmin e sezonit turistik

P
Piranjat11 August 2026, 18:47 · 2 min lexim
Zhupa: Saranda e Ksamili pa ujë në kulmin e sezonit turistik

Në kulmin e sezonit turistik, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar krizën e furnizimit me ujë në Sarandë dhe Ksamil.

Përmes një reagimi publik, Zhupa e cilëson situatën si “turizmi i boteve”, duke theksuar se banorët, bizneset dhe turistët janë detyruar t’u drejtohen bidonëve dhe boteve për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Ajo thekson se, pavarësisht se Saranda është e rrethuar nga burime ujore, ndër vite ka munguar investimi serioz në infrastrukturën e ujësjellësit, duke e kthyer problemin e ujit në një krizë që dëmton imazhin e destinacionit, ekonominë lokale dhe cilësinë e turizmit.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Turizmi i boteve me ujë, Sarandë e Ksamil, 2026! Kjo është pamja që shikon kudo në kulmin e sezonit: bote uji që kanë pushtuar Sarandën dhe Ksamilin, sepse uji i pijshëm mungon dhe kjo është zgjidhja e vetme që u ka mbetur banorëve, bizneseve dhe turistëve.

Saranda është një qytet i rrethuar nga burime ujore, por as sot nuk arrin të garantojë furnizimin normal me ujë. Sepse ka munguar vullneti për të investuar seriozisht në infrastrukturën e ujësjellësit dhe pse ka qënë premtim i çdo palë zgjedhje lokale dhe qëndrore.

Kjo nuk është vetëm një krizë uji, është krizë turizmi cilësor. Është goditje për imazhin e Sarandës dhe Ksamilit, për ekonominë lokale dhe për qytetarët.

Në vend të një destinacioni modern turistik, po ofrojmë turizmin e shisheve, bidonëve dhe boteve të ujit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.