Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
POLITIKE

Zhupa: Taulant Balla gënjeu në Strasburg për të justifikuar aeroportin në zonën e mbrojtur

P
Piranjat11 July 2026, 10:50 · 3 min lexim
Zhupa: Taulant Balla gënjeu në Strasburg për të justifikuar

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, akuzoi Taulant Ballën se ka paraqitur pretendime të pavërteta në Strasburg për të justifikuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Sipas Zhupës, në atë zonë nuk ka ekzistuar kurrë  më parë një aeroport ndërkombëtar, por vetëm një pistë provash e ndërtuar nga italianët rreth 15 kilometra më larg, e përdorur për avionë të vegjël.

Ajo theksoi se një pistë e tillë nuk mund të përdoret si argument për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar me terminal, pistë, godina dhe infrastrukturë shoqëruese, që sipas saj dëmton habitatet dhe ekosistemin e mbrojtur. Zhupa shtoi se Shqipëria ka detyrime kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e Vjosë-Nartës dhe se zhvillimi i aeroporteve duhet të bëhet në vende që nuk rrezikojnë natyrën dhe biodiversitetin. 

Mashtrimi i Taulant Ballës në Strasburg për aeroportin në zonën Vjosë-Nartë, nuk i reziston fakteve.

Për të justifikuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës, në zonë të mbrojtur, ai pretendoi se në atë zonë ka ekzistuar më parë një aeroport. E pavërtetë.

Ajo që ka ekzistuar ishte rreth 15 km më larg, dhe nuk ishte aeroport ndërkombëtar, por një pistë provash e ndërtuar nga italianët për stërvitjen e pilotëve, për avion të vegjël. Kurrë nuk ka patur aeroport aty!!! Pas braktisjes, pista u degradua, natyra e rimori territorin dhe për këtë arsye zona u shpall e mbrojtur.

Por edhe sikur të pranohej ky krahasim, ai rrëzohet nga vetë logjika. Një pistë e vogël nuk mund të përdoret si justifikim për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar me terminal, pistë, godina, rrugë lidhëse, parkime dhe gjithë infrastrukturën shoqëruese që copëton habitatet, dëmton shpendët dhe shkatërron një ekosistem të mbrojtur.

Është njësoj sikur të thuash se, meqë dikur ka qenë një kasolle peshkatarësh diku, sot ke të drejtë të ndërtosh kulla aty..

Shqipëria ka detyrime kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e kësaj zone, sipas legjislacionit shqiptar, rregullave të Bashkimit Europian dhe Konventës së Bernës. Këto nuk mund të anashkalohen me argumente të rreme apo krahasime që nuk qëndrojnë.

Vlora dhe jugu meritojnë aeroporte, por me standarte që nuk rrezikojnë as avionët nga shpendët në motorr, as shkatërrimin e natyrës dhe habitateve. Mundësitë për të ndërtuar ishin të shumta por donin aty ku mund të shkatërronin një zonë të mbrojtur që ishte pikasur për resorte më pas dhe ju duhej edhe një aeroport për lehtësi. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.