POLITIKE

'Zhvatjeje në projektet urbane në Vlorë'/ Gunbardhi: Lejet dhe hapësirat publike, për përfitime të pushtetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 09:02

'Zhvatjeje në projektet urbane në Vlorë'/ Gunbardhi:

Një formë e re dhe e sofistikuar rryshfeti, presioni politik mbi bizneset dhe qytetarët, si dhe një zhvillim urban kaotik dhe i dyshimtë janë disa nga problematikat serioze që po prekin qytetin e Vlorës, veçanërisht në prag të sezonit turistik.

I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë, Geron Gunbardhi tha se në qytetin bregdetar po aplikohet një skemë e re zhvatjeje ndaj bizneseve, ku nuk kërkohet më bakshish në para, por bizneset detyrohen të kontraktojnë një firmë specifike italiane për realizimin e projekteve të tyre.

Sipas Gunbardhit, kostoja për një ambient të jashtëm, si një verandë me çadra, mund të arrijë shifra marramendëse nga 150,000 deri në 200,000 euro.

Çelësi i kësaj skeme është arkitekti, i cili harton një projekt që justifikon këto kosto të fryra, duke u bërë kështu hallka kryesore e këtij mekanizmi korruptiv.

Në të njëjtën kohë, qyteti përballet me një kaos urban të trashëguar.  Zona e tregut të vjetër, vetëm 10 metra nga qendra e qytetit, ndodhet në një gjendje të mjerueshme prej më shumë se 30 vitesh, e zhytur në papastërti ekstreme dhe e lënë në harresë totale.

"Investimet për një çadër dhe një verandë përjashta do të shkojnë nga 150 deri në 200.000 euro. Pra, ryshfeti nuk është më 'pago këto lekë', por ka vite dhe ka kohë që ecën në mënyrën më spektakolare.

Pra, pago arkitektin, se ai do të bëjë projektin e mirë dhe po bëre këtë projektin e mirë, ne do të stimulojmë që ti të vazhdosh përpara të përdorësh ambientet që janë publike.

Në çdo fillim sezoni, Vlora goditet ose me ndërtimet pa leje, që kanë të gjithë të drejtën të zbatojnë ligjin, por jo në fillim të sezonit turistik. Kanë të drejtën të zbatojnë ligjin edhe për Lungomaren, por nuk mund ta lësh tani që fillon turizmi dhe t’u vesh t’u thuash hiqni karriget, hiqni çadrat.

Sa i përket tregut, aty për hir të vërtetës, janë 30 e ca vjet që nuk është vënë asnjë dorë dhe unë dje kalova personalisht me këmbë. Gjendja është shumë alarmante, një vend vetëm 10 metra nga qendra e Vlorës. Është e pabesueshme papastërtia që mund të ketë pas 30 e ca vitesh pa hyrë asnjë njeri të fshijë, lajë apo pastrojë në këtë zonë.

Zona ka nevojë për zhvillim dhe për projekte të reja, por edhe ata tregtarë duhet të ishin sistemuar dhe duhet t’u ishte gjetur një vend.

Kjo sepse për votime, kryetarja e bashkisë vajti dhe u premtoi shumë gjëra të mira dhe të bukura. Shumica vjen që në orën 7:30-8:00 të mëngjesit, disa votojnë nga presioni se do të heqim këtë tregun apo do të heqim Lungomaren, do të heqim çadrat dhe presioni qeveritar gjithmonë ka bërë që ose nuk vijnë fare qytetarët në votime, ose ata pak që vijnë të kontrolluar i japin shtatë, nëntë, 10% të votimeve kryetarëve të bashkisë.

Kjo është gjendja, sepse qytetarët janë të trembur, janë mbajtur nën presion tërë kohën. Dhe çfarë ndodh? Para 15 ditësh erdhi kryeministri dhe bëri takim me bizneset turistike, si dhe me operatorët.

Këta operatorë që u njoftuan se duhet të vinin, u futën në një listë me emër e mbiemër dhe jashtë rrinin rojet që nuk të linin të hyje në qoftë se nuk ishe ti ai personi që patronazhisti kishte marrë përsipër se duhet të vinte, duhet të falënderonte qeverinë për projektet që i kishte gjithë zili Evropa. Në të kundërt, nuk duhet të hyje brenda.

Pra, në qoftë se ti kishe ndonjë mendim qoftë për Lungomaren, qoftë për qytetin, zhvillimin, parkimet apo për çdo gjë që këtu nuk është bërë mirë, atëherë nuk duhet të hyje fare."

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 12 May17:18

Prapë ti Ferit...?!

Nga Belind Këlliçi Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me arrogancën dhe supermacinë që pretendon se ka, ka bërë sot nj&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?