Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Zhvlerësimi mafioz i euros nuk ndalet sepse gjoja bllokohen disa miliona, ndërkohë pastrohen disa miliarda!

N
Nga Petrit Vasili19 June 2026, 13:17 · 4 min lexim
Zhvlerësimi mafioz i euros nuk ndalet sepse gjoja bllokohen disa miliona,

Shohim lajme se sekuestrohen disa miliona euro pasuri si hotele, resorte dhe prona të tjera të botës kriminale, natyrshëm pas kësaj të gjithë presin të shohin pasojat pozitive.

Tregues më të saktë se sa kursi i euros sigurisht nuk mund të ketë.

Ndaj të gjithë presin një forcim të euros pas kësaj gjoja lufte ndaj parasë së pisët.

Por krejt e kundërta vazhdon të ndodhë, euro zhvlerësohet pa u ndalur!?

A mos ndodhen investime të menjëhershme gjigande në ekonomi apo infrastrukturë, a mos filloi ndonjë projekt i madh ndërkombëtar, apo mos ndodhen operacione financiare shtetërore madhështore, që të kushtëzonin këtë ulje të pandalshme të euros?

Asnjëra prej tyre, përkundrazi ekonomia ecën keq e më keq, eksportet vetëm bien, bujqësia është në krizën më të madhe të saj, ekonomia është totalisht e destrukturuar, papunësia shtohet, braktisja e vendit vetëm thellohet në mënyrë dramatike.

Po cili është shkaku i vërtetë?

Shkaku u vetëm është se miliarda euro vazhdojnë të pastrohen pa u ndalur pas kullave, hoteleve e resorteve, që ndërtohen pa mbarim çdo ditë.

Ky pastrim nuk ndalet sepse ndërkohë që prokuroria speciale bën sikur sekuestron disa dhjetëra milionë euro pasuri të krimit, mbyll sytë ndaj miliardave që pastrohen hapur dhe çdo ditë me mbështetjen totale të qeverisë.

Rama dhe qeveria që nga njëra anë hap sytë të shohë brenda familjes së shqiptarëve të thjeshtë përmes patronazhistëve dhe kërkon të dijë edhe sa lekë borxh ju kanë komshinjve, nga ana tjetër mbyll sytë përpara narkokriminelëve, që i pajis me leje ndërtimi dhe ju jep zonat më të bukura të natyrës shqiptare nga bregdeti e deri në zonat malore si dhe ju jep miliarda euro para' publike me tendera e koncesione.

Pra me këtë Kryeministër dhe këtë qeveri Shqipëria s'do të ketë kurrë ekonomi të qëndrueshme dhe të pastër, por do të ketë vetëm ekonominë e pastrimit të parave të kullave dhe betonit që vetëm sjell varfëri, pasiguri totale publike, shpopullim dhe kriminalitet.

Ndaj euro bie poshtë e më poshtë duke dëmtuar:

Bizneset:
➖️➖️➖️➖️

▪️Ndikon negativisht eksportet pasi bizneset kanë kontrata, që janë kryesisht në euro.

▪️Kontratat e lidhura nga biznesi për të njëjtën vlerë në euro, por të konvertuar në lek vlejnë dukshëm më pak duke ndikuar shumë negativisht në pakësimin e të ardhurave.

Familjet dhe individët.
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

▪️Ndërsa përsa i përket individëve me të ardhura në euro të cilët që jetojnë në Shqipëri:

▪️Shkakton ulje e fuqisë konsumatore sepse e njëjta sasi eurosh vlen më pak në lek, pra realisht sjell ulje të konsumit.

▪️Zhvlerësimin e të ardhurave të tyre nga paga apo dividendë.

▪️Zhvlerësim të kursimeve të tyre në euro kur konvertohen në lek.

▪️Norma më të ulëta të ofruara për depozitat në euro.

▪️Ndërsa familjet dhe personat, të cilët jetojnë me remitanca pra me para', që vijnë nga të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit, ndikohet shumë negativisht sepse vlera e të ardhurave të mbërritura në Shqipëri nuk ka më të njëjtën peshë si më parë kur konvertohet në lek.

Kjo lojë shkatërrimtare me zhvlerësimin e euros duhet të marrë fund se po projekton një zjarr ku digjen të gjithë.

Kjo lojë me zhvlerësimin e euros është thelbi i veprimeve të Ramës me moton: që pas tij le të ndodhë kiameti.

Çdo ditë që kalon me këtë zhvlerësim mafioz të euros e bën gjithmonë më të vështirë dhe kritik rikthimin e ekonomisë në normalitet dhe projekton zhytjen në krizën ekonomike pa kthim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.