Zjarret/ Berisha: Të qëllimshme, duan t’i hapin rrugë betonit

Sali Berisha deklaron se masat e marra për përballimin e zjarreve që kanë përfshirë vendin, nuk janë të mjaftueshme. Ai akuzon qeverinë për neglizhencë.
“Përballë këtyre zjarreve, narkoqeveria vazhdonte vakancat. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumar dhe në indiferencë të plotë të kësaj që ndodh. Prej mbi 2 javësh, me dhjetëra e qindra punonjës heroikë të zjarrfikësve dhe të tjerë janë përballur me guxim me zjarret në katër anët e vendit. Asnjë qindarkë shtesë gjer sot nuk kanë marrë, pamjet e ushqimit të tyre janë mjerim“, tha Berisha.
Ndërsa zjarret, thotë se po vendosen qëllimisht për t’i hapur rrugë ndërtimeve.
“Zjarret po i shkakton betoni dhe padyshim që ato kanë vetëm një synim të hapin troje për beton“, akuzoi ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Blushi: Rama po çmonton industrinë, betonizon Shqipërinë dhe nxit Narkoekonominë

Skandali 50 milionë euro i dializës/ Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

Flotilja “Global Sumud” drejt Sazanit, për të mbështetur “Revolucionin e Flamingove”

Berisha: ‘Shtetëzimi’ i tregtisë së ilaçeve, Rama do të përdorë modelin e punëve të pista KAYO

Berisha: Zjarret i dikton betoni, edhe te godina e televizionit publik ra zjarr, duket se edhe aty do të ndërtohet ndonjë kullë

Protestat kundër Ramës/ Gazeta italiane: Roma nuk duhet të heshtë për shkak të kampeve të refugjatëve

Berisha flet për median britanike: Kauza e protestës është edhe kauza jonë, Rama sillet si një sulltan

FOTOLAJM/ “Zemra e Shqipërisë” në protestë, diaspora mbush Tiranën





