Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg...
POLITIKE

Zjarret/ Meta: Flakët përhapen në të gjithë vendin, qeveria investon në propagandë

P
Piranjat13 August 2026, 18:22 · 3 min lexim
Zjarret/ Meta: Flakët përhapen në të gjithë vendin,

Ish-Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për situatën e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit.

Përmes rrjetetve sociale, Meta akuzon qeverinë se ka lënë pas dore investimet në kapacitetet zjarrfikëse, ndërsa fondet publike, sipas tij, shkojnë për inceneratorë që nuk ekzistojnë, propagandë dhe evente si koncerti i Kanye West.

Postimi i Metës:

Priska, kurora e gjelbër e Tiranës, po shkrumbohet nga flakët. Po digjen pyje e ullishte, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën kërcënimin e zjarrit. Por Priska nuk është e vetmja. Flakët po përhapen në të katër anët e vendit, në Krujë, Mallakastër, Përmet, Dibër, Patos, Shkodër, Devoll dhe në zona të tjera të vendit, duke vënë në rrezik banesa dhe shkrumbuar pyje dhe pasuri të qytetarëve.

Dhe ndërsa emergjencat civile shtohen çdo vit, fondet për përballimin e tyre pakësohen. Në vend që të investohet për kapacitete reale, mjete moderne, pajisje dhe avionë zjarrfikës, paratë publike digjen për incenratorë që nuk ekzistojnë si ai i Tiranës, apo për cirk si me Kanye West dhe propagandë.

Ndërsa për ditë me radhe qytetarët janë braktisur në luftën me zjarret, po njësoj edhe zjarrfikësit në vijën e parë me pajisje të vjetëruara, paga qesharake dhe pa mbështetjen që meritojnë.

Edi Rama e ka vilën në Surrel, por nuk arrin të menaxhojë dot një zjarr vetëm pak kilometra më larg, në Priskë.

Nuk fik dot zjarrin në ‘oborrin’ e shtëpisë së vet, por kërkon të na bindë se me projektin e tij për shkrirjen e 15 bashkive do të menaxhojë më mirë emergjencat në të gjithë vendin, e sidomos në Fushë-Arrëz, Memaliaj, Poliçan, Selenicë apo Maliq, ku ka masive të tëra me pyjedh e që zjarrfikësve do u duhen orë për të shkuar në terren.

Mirënjohje dhe respekt për zjarrfikësit, që po përballen me flakët në vijën e parë të betejës. Ata po bëjnë detyrën e tyre, edhe kur shteti i ka braktisur e nuk u jep mjetet, pajisjet dhe mbështetjen që u nevojitet.

Sot qytetarët janë përballë dy zjarreve: flakëve dhe mungesës së shtetit.

Kur shteti i braktis dhe i lë njerëzit në mëshirë të fatit, përgjegjësia është të solidarizohen, të vetëorganizohen dhe të mos e braktisin njëri-tjetrin, por të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe pasuritë e tyre.

Sepse Edi Rama dhe shteti është me pushime. Flakët jo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.