Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Zjarret në vend/ Koçeku kritika qeverisë: U kujdesët për Paketën e Maleve, por po digjet pasuria më e madhe e Shqipërisë

P
Piranjat11 August 2026, 19:22 · 2 min lexim
Zjarret në vend/ Koçeku kritika qeverisë: U kujdesët

TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e cila është larguar nga rrathët e Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin. Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku thekson se pavarësisht nëse zjarret janë të qëllimshme apo jo, dëmi ndaj natyrës mbetet i madh.

Ajo shprehet se mbrojtja nga zjarret duhet të trajtohet si çështje sigurie, me planifikim, mjete dhe parapërgatitje gjatë gjithë vitit. Më tej, "Neomalësorja" thotë me ironi se qeveria ka pasur më shumë prioritet Paketën e Maleve, të cilën ajo e ka kundërshtuar edhe më herët, sesa vetë mbrojtjen e maleve që janë një pasuri e vendit.

Postimi i Koçekut:

Zjarret e kanë mbërthy këtë vend, prej jugut në veri. Lura, Kruja, Mallakastra, Fushë-Arrëzi, Orenja… Disa thonë se janë të qëllimshme, disa të paqëllimshme, por pak rëndësi ka kjo punë. Në të dyja rastet asht me të ardhë keq. Ajo që duhet me na interesu sot, ma shumë se kurrë, asht si me i parandalu këto dame kolosale që po i bahen natyrës dhe parqeve tona.

Nji shtet serioz kishte me mbajtë përgjegjësi në të dyja rastet, sepse kishte me e konsideru veten si garantin kryesor për sigurinë e mjedisit dhe pasunisë natyrore. S’kishte me e delegu fajin te kurrkush. Nji shtet solid s’kishte me e konsideru mbrojtjen nga zjarret si çështje improvizimi, por si çështje sigurie, që kërkon planifikim, mjete, parapërgatitje dhe ndërgjegjësim përgjatë gjithë vitit, dhe jo në momentin e fundit.

Por me sa duket, prioriteti i këtij shteti ka qenë ma tepër Paketa e Maleve, sesa mbrojtja e vetë Maleve. Me kështu lloj prioritetesh dhe me kështu lloj paketash nuk kanë me u djegë veç malet, por vetë demokracia, dhe pasunia ma e pasun e këtij vendi: Natyra jonë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.