Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

“Zuzarët rilindas të pangopur”, Maliqi: Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron

P
Piranjat29 May 2026, 19:02 · 2 min lexim
“Zuzarët rilindas të pangopur”, Maliqi: Koha e

Mungesa e infrastrukturës dhe e ndriçimit e vështirëson edhe më shumë situatën për banorët në fshatin Bardhaj.

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka publikuar një video në Facebook, ku ka ndarë disa nga problematikat me të cilat përballen qytetarët në jetën e përditshme.

Ai thotë se qytetarët tashmë e dinë se çdo gjë nga qeveria bëhet vetëm për show, ndërsa thekson se qytetarët nuk mashtrohen më.

Reagimi i plotë:

Hajdarët dhe kryehajdarët në panik! Kandidatët Hajdarë janë shtuar e po zihen kush t’a ketë më mirë me Kryehajdarin!

Rivalitet, luftë brenda llojit, zuzaret rilindas të pangopur. Frikë dhe shoë elektoral! Janë turrur tani, vitin e fundit para zgjedhjeve, të premtojnë investime e punësime në zonat tona fituese.

Pas dhjetëra denoncimeve tona kujtohen sot për Urën e Bardhajt. Jo vetëm urë po edhe me florinj ta shtroni, prapë nuk i mashtroni dot qytetarët! Populli e di kush i grabiti taksat dhe pasuroi oligarkët e klientët e pushtetit.Ju ka zënë paniku nga humbja që po afron në Kuçovë, Berat dhe kudo. Janë turrur me kuç e maç, me hajdarë e kryehajdarë, por qytetarët nuk mashtrohen më. Edhe pazaret nuk pinë më ujë! Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron. Çdo abuzim me taksat e qytetarëve do hetohet dhe pasuria e vjedhur do sekuestrohet kudo që të jetë fshehur.

Bardhaj do bëhet me urë, rrugë të asfaltuar dhe ndriçim deri në Pashtan,Investime do ketë në Mendrakë, Belesovë, Luzaj,Pëllumbas, Lumas, Shegjëz, Krekëz, Koritëz, Çiflik dhe në çdo fshat të Kozarës, Perondisë e gjithë Kuçovës. Kuçova do kthehet në qytet model në shkallë vendi!

Poshtë hajdutët, hajdarët e kryehajdarët, zuzaret e kryezuzarët që janë superpasuruar me djersën e popullit!

Asnjë hap pas! Ndryshim, bashkim, fitore!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.