Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
POLITIKE

'Zvërneci'/ Bardhi reagon ndaj Ramës: 70 minuta fjalim, zero transparencë për emrat e pronarëve fundorë

P
Piranjat 1 June 2026, 17:04 · 4 min lexim
'Zvërneci'/ Bardhi reagon ndaj Ramës: 70 minuta fjalim, zero

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me fjalimin e gjatë të sotëm të kryeministrit Edi Rama lidhur me dhunën në Zvërnec dhe protestat kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Pishë-Poros të cilat i lidhi me ‘mediat greke’ dhe teori konspirative për shitje tek izraelitët.

Bardhi thotë se Rama nuk bëri transparencë se kush janë pronarët përfitues fundorë të projektit në Zvërnec që fshihen pas kompanisë së regjistruar në parajsë fiskale në Hollandë?

Zoti Kryeministër,

E dëgjova dy herë fjalimin tënd 70-minutësh. Një mundim i madh, por doja të sigurohesha që nuk më kishte shpëtuar detaji më i rëndësishëm. Për fat të keq, ishin 140 minuta të çuara dëm. Nga fjalimi yt tani e kam të qartë çfarë mendon për Katarin, Gazën, Izraelin, Greqinë, Malin e Zi dhe për këdo tjetër, të fe e të pafe, që të doli përpara në ato 70 minuta.  Madje u njoha edhe me idenë prekëse të tërheqjes në katundin tënd të vogël në Surrel, mes vilës, pronave dhe halleve të jetës së fshatit. Por një gjë krejt e thjeshtë, që mund ta sqaroje në 30 sekonda, mbetet ende mister.

Kush janë pronarët përfitues fundorë të projektit në Zvërnec që fshihen pas kompanisë së regjistruar në parajsë fiskale në Hollandë? Këtë nuk na e the, edhe pse për 70 minuta nuk le gjë pa na treguar:

Kush u interesua për Zvërnecin.
Kush po investon në Zvërnec.
Kush na ka zili. (Perlë.)
Kush po na mashtron. (Akoma më perlë.)
Madje dëgjuam me interes edhe për patriotizmin, vizionin dhe sakrificat e tua në emër të atdheut.

Por jo për pronarët.

Zoti Kryeministër,

Ti e di më mirë se askush tjetër se për një projekt të tillë nuk ka rëndësi vetëm kush interesohet, kush investon, kush e promovon apo kush del në fotografi. Këto dihen prej kohësh. 
Për një projekt si Zvërneci rëndësi ka kush përfiton. Kush është pronari. Kush janë pronarët përfitues fundorë.

Shqiptarët duan emrat. Emrat e atyre që fshihen pas kompanive-guackë dhe të cilëve ti u ke firmosur lejen e zhvillimit. Sot na the edhe se do të ndërtojnë ishuj në det. Kjo është një temë më vete, sepse po sot na sigurove gati me ngashërim se në këtë projekt nuk ka asgjë shtetërore. Se gjithçka është pronë private. Që kur deti në Vlorë është bërë pronë private dhe nuk e paskemi marrë vesh? Por mos u mundo sot për këtë. Sot pyetja është edhe më e thjeshtë.

Kush janë pronarët përfitues fundorë?

Nëse nuk përgjigjesh dot, atëherë mos na harxho kohën me hartime patriotike dhe vegime apokaliptike. Sepse kështu mund të mbrosh ndonjë interes tëndin, por jo interesin publik.
Dhe nga gjithçka që the në ato 70 minuta të mundimshme për t’u dëgjuar, vetëm një ide ia vlen të mbahet mend: 

Të ikësh në katundin tënd.
Ide e shkëlqyer.
I mbyllur në Surrel do të bëje shumë më pak dëm!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.