Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SHOWBIZ

80 minuta e bllokuar në tualetin e Hermès, komediania tregon incidentin e pazakontë!

P
Piranjat25 August 2026, 16:44 · 3 min lexim
80 minuta e bllokuar në tualetin e Hermès, komediania tregon

Një ndalesë e zakonshme në një prej dyqaneve të Hermès në Berlin u kthye në një situatë të pazakontë për komedianen indiano-amerikane Zarna Garg, e cila përfundoi e bllokuar në tualetin e butik-ut për rreth 80 minuta. Garg, e njohur për humorin e saj mbi jetën familjare dhe përvojën e emigrantëve indianë, ndodhet në Berlin në kuadër të turneut të saj të komedisë. Ajo vendosi të ndajë me ndjekësit historinë e incidentit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas rrëfimit të saj, gjithçka nisi pasi përdori tualetin e dyqanit dhe tentoi të dilte. Dera rrëshqitëse nuk u hap dhe komediania mbeti brenda. Fillimisht, ajo e mori situatën me sportivitet dhe, së bashku me ekipin e saj, nisi të filmonte momentet e pritjes. Madje, për të kaluar kohën, Garg tregoi se kishte filluar të krijonte figura origami me letra. Por humori u kthye shpejt në shqetësim. Punonjësit e dyqanit u përpoqën ta hapnin derën, ndërsa Garg u kërkua ta shtynte nga brenda. Gjatë përpjekjeve u përdor edhe një levë dhe u aktivizua alarmi, duke e bërë situatën edhe më stresuese.

Komediania tha se ekipi i saj kërkoi që të kontaktohej zjarrfikësja, por sipas saj stafi hezitoi, duke u shqetësuar për dëmtimin e derës. Pas më shumë se një ore, ndërhyrja e zjarrfikësve të Berlinit bëri të mundur lirimin e saj. Por ajo që e zhgënjeu më shumë Gargun nuk ishte vetëm koha e kaluar e mbyllur në tualet. Sipas saj, pas shpëtimit nuk pati një kërkimfalje apo një shpjegim të qartë nga stafi. Në vend të kësaj, një punonjës i ofroi asaj një shishe shampanjë, ofertë të cilën ajo dhe ekipi i saj e refuzuan.

Garg theksoi gjithashtu se situata ishte veçanërisht e vështirë për familjarët dhe ekipin e saj, të cilët e ndoqën nga jashtë gjithë përpjekjen për ta nxjerrë nga tualeti. Në fund, komediania nuk e la pa një batutë tipike për stilin e saj. Ajo e lidhi incidentin me çantat e famshme të Hermès, duke ironizuar faktin se edhe ato njihen për vështirësinë e hapjes dhe mbylljes. Historia e saj është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë diskutuar mënyrën se si dyqani e menaxhoi situatën. Deri tani, Hermès nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me incidentin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.