A janë martuar fshehurazi? Brikena Selmani dhe Mateo Borri sqarojnë situatën

Prania e Brikena Selmanit dhe Mateo Borri në jurinë e spektaklit televiziv “She’s on Top” tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale. Megjithatë, ajo që u komentua më shumë gjatë mbrëmjes nuk ishte vetëm paraqitja e çiftit, por dy unazat me diamant që Brikena mbante në dorë.
Detaji ngriti menjëherë dyshime dhe aludime për një martesë të mundshme të fshehtë mes tyre. Moderatorja Sara Gjordeni nuk hezitoi t’i pyeste drejtpërdrejt nëse çifti kishte vendosur të martohej larg syrit të publikut.
Në përgjigjen e tij, Mateo Borri sqaroi se njëra prej unazave ishte dhuratë nga ai, ndërsa tjetra ishte një dhuratë familjare për Brikenën. Deklarata e tij duket se uli disi dyshimet për një ceremoni sekrete.
Ndërkohë, Brikena Selmani zgjodhi ta marrë situatën me humor. Ajo u shpreh me ironi se, nëse një dasmë do të ndodhë në të ardhmen, atëherë Sara Gjordeni dhe Bardhi do të jenë padyshim mes të ftuarve.
“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë”, iu përgjigj Brikena Sarës.
Reagimi i çiftit u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku fansat vazhdojnë të komentojnë raportin e tyre dhe mundësinë e një hapi të rëndësishëm në marrëdhënie. Megjithatë, se si do të shkojnë gjërat, mbetet për t’u parë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Përfundon hetimi, merret vendimi për aktoren turke Serenay Sarıkaya

Partneri i Lily Phillips, nuk ka xhelozi, por ruan "kufij" në lidhjen e tyre përballë aktivitetit të saj profesional...

VIDEO/ Djali i Shpat Kasapit shqipton fjalët e para, Pandora shpërthen në lot

Brad Pitt “mbyll derën” e martesës, por mbetet i lumtur me Ines de Ramon

Tension në “Ferma VIP”, Zhaku humb kontrollin dhe ofendon rëndë Mozën: Bëj o*gji

Iliri nuk pyet as për produksion, reagon kështu pasi ia "tërheqin veshin"

Bob Dylan feston 85-vjetorin, artisti që ndryshoi historinë e muzikës moderne

"Bir k*rve, ta fus..." Ilir Shaqiri shpërthen me ofendime ndaj Mozës, pritet përjashtimi?





