Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim
SHOWBIZ

Adrola Dushi mbështet protestën kundër qeverisë: Qaja me shpirt sa herë largohej vëllai!

P
Piranjat16 June 2026, 10:52 · 3 min lexim
Adrola Dushi mbështet protestën kundër qeverisë: Qaja me

Modelja e njohur, Adrola Dushi ka mbështetur protestën masive që po zhvillohet çdo ditë kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adrola tregon se i përket fëmijëve shqiptarë, që u detyruan të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

“Sa herë shkonim në Rinas për ta përcjellë, lutesha që Zoti t'ia anulonte udhëtimin, vetëm që të rrinte edhe një nate më shumë me ne. Qaja me shpirte sa herë largohej. Atëherë nuk e kuptoja mirë çfarë po ndodhte, por një dhimbje e madhe u mboll brenda meje. Pastaj iku edhe vëllai tjetër. Dhe më pas, një nga një, u larguam të gjithë.
Fale Zotit, jeta mori drejtim”, shkruan modelja në Instagram ku poston videon e protestës të shoqëruar në sfond me këngë dedikuar problemeve që ka vendi ynë me drejtësinë, varfërinë, korrupsionin dhe vështirësitë që hasin të rinjtë në jetën e përditshme.

Postimi i plotë:

Une i perkas atyre familjeve shqiptare qe u detyruan te largohen nga Shqiperia per nje jete me te mire. Isha femije kur vellai im iku ne Amerikë. Sa here shkonim ne Rinas per ta percjelle, lutesha qe Zoti t'ia anulonte udhetimin, vetem qe te rrinte edhe nje nate me shume me ne. Qaja me shpirte sa here largohej.Atehere nuk e kuptoja mire cfare po ndodhte, por nje dhimbje e madhe u mboll brenda meje.

Pastaj iku edhe vellai tjeter. Dhe me pas, nje nga nje, u larguam te gjithe.
Fale Zotit, jeta mori drejtim.
Sakrifikat e atyre qe iken te paret bene te mundur qe me vone te bashkoheshim si familje.
Sot kemi shume arsye per te qene mirenjohes,
por e verteta eshte se nuk jemi ne vend tone.

Me pelqen te degjoj njerezit qe flasin per shkollat ​​ku kane mesuar, lagjet ku jane rritur, kujtimet e rinise se tire dhe historine qe ua tregojne femijeve, niperve e mbesave te jetojne ne po te njejten vend.
Une nuk e kam ate luks.
Prinderit e mi kaluan nje pjese te jetes ne Mirdite dhe pjesen tjeter ne Amerike.
Vellezerit e mi u rriten ne Shqiperi, por e ndertuan jeten e tire ne Amerike.
Edhe une lashe vend ku linda per te pas jeten diku tjeter.

Femijet tane jane praktikisht femije amerikane me prejardhje shqiptare. Dhe me shume gjase, femijet e tire do ta kene gjithnje e me te veshtire ta kthejne koken nga Shqiperia.
Emigrimi nuk vetem largimi i nje brezi, por zbehja e eshte lidhje me vend nga brezi ne brez.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.