“Ai ishte një përbindësh!”/ Pak pas publikimit të filmit për të, një familje e tërë hedh akuza të reja për abuzim kundër Michael Jackson

Teksa së fundi është shfaqur në kinematë e gjithë globit, filmi biografi për Michael Jackson, akuza të reja tronditëse për abuzim seksual ndaj të miturve janë ngritur ndaj tij. Ato janë publikuar në emisionin Australian “60 Minutes Australia”, ku katër anëtarë të familjes Cascio pretendojnë se kanë qenë viktima të abuzimit dhe manipulimit për dekada me radhë.
Eddie, Aldo, Dominic dhe Marie-Nicole Cascio, prej vtesh konsideroheshin si pjesë e rretht më të afërt të këngëtarit, kanë rrëfyer se marrëdhënia me yllin e muzikës nisi në vitet 1980, pasi babai i tyre u njoh me Jackson në një hotel në New York. Duke shtuar më tej se miqësia u kthye shumë shpejt në një lidhje shumë të afërt familjare, me udhëtime të shumta dhe qëndrime të shpeshta në Neverland.
Sipas asaj që u tha nga Eddie Cascio , abuzimi ndaj tij nisi kur ishte 11 vjeç, gjatë turneut “Dangerous” në vitin 1993. Ai pretendon se këngëtari filloi ta prekte ndërsa flinin në të njëjtin shtrat, teksa shtoi se po gjatë kësaj periudhe kishte ndodhur edhe puthja e parë. Edhe Dominic bëri akuza të rënda, duke e quajtur këngëtarin “përbindësh” dhe duke pretenduar se ai përdorte lojëra dhe manipulime psikologjike për të abuzuar me fëmijët.
Kurse Marie-Nicole tha se Jackson e detyroi të zhvishej kur ishte vetëm 12 vjeçe dhe pretendoi se i ishin dhënë ilaçe si Xanax dhe Vicodin në moshë të vogël. Bazuar në dëshmitë e familjes abuzimi ka vijuar për rreth 25 vite dhe ka përfshirë episode nga Neverland, true muzikore dhe udhëtime private me avion.
Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjirë të Jackson, i kanë mohuar kategorikisht akuzat. Avokati Marty Singer deklaroi se pretendimet janë “një përpjekje për përfitim financiar” dhe theksoi se ato po publikohen më shumë se 15 vjet pas vdekjes së artistit.
Duket sikur qëndrimet ndaj Michael Jackson, ndahen në dy kampe të mëdha me shumë individë që e akuzojnë për abuzim, dhe shumë të tjerë që e mbështesin. Një prej mbështetësve të tij është edhe Macaulay Culkin, aktori i “Home Alone”, i cili ka kaluar kohë me këngëtarin në kohën kur ishte fëmijë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Macaulay Culkin flet hapur: “Kisha ende diçka të pambyllur me Catherine O’Hara”

Transformimi i Sarah Engels në skenë/ As bashkëshorti i saj nuk e beson, shikoni videon humoristike me përfaqësuesen e Gjermanisë në Euro...

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj i bën thirrjen e papritur Flori Mumajesit nga Ferma VIP

Sharon Stone në zi, humb vëllain e madh pas një sëmundjeje të gjatë

Çfarë po sjellin Selin dhe Gimbo? Videoja që ngriti dyshimet

“Është një lloj më i frikshëm që kërkon...”/ E reja që merret me ‘sugar daddy’ tregon si një burrë në të 60-at e pagoi për......

Adioni shkoi për vizitë në Malësinë e Madhe, reagimi i familjes së Olës tërheq vëmendjen

“Supermodele me art dhe inteligjencë”/ Parashqevi Simaku surprizon nga qielli Mozën, fermerja: Të dua je e paarritshme





