SHOWBIZ

“Ajo ishte nëna ime”, Macaulay Culkin shpërthen në lot në Emmy Awards, fjalët për Catherine O’Hara prekin gjithë sallën

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 15:06
“Ajo ishte nëna ime”, Macaulay Culkin shpërthen në

Një skenë që i përloti të gjithë. Macaulay Culkin nuk mundi t’i mbante emocionet teksa u ngjit në skenën e Emmy Awards 2026 për të nderuar Catherine O’Hara, aktoren që për vite me radhë e njohëm si nënën e tij në “Home Alone”.

Culkin, 46 vjeç, Annie Murphy dhe Dan Levy u bashkuan për homazhin kushtuar aktores së ndjerë, por ishte pikërisht aktori i “Home Alone” ai që përjetoi momentin më të vështirë. Teksa fliste, zëri iu drodh dhe ai u përlot, duke e quajtur O’Hara-n jo thjesht kolegen e tij, por “mamin” e tij.

“Ka shumë fjalë që mund të përdor për të përshkruar Catherine. Ajo ishte inkurajuese, e ngrohtë, qesharake… por fjala që më vjen në mendje është ‘Mami’”, tha Culkin.

Dhe më pas erdhi rrëfimi që preku gjithë sallën:

“Ajo nuk ishte vetëm një grua dhe nënë për Beau, Matthew dhe Luke, ajo ishte nëna ime.”

Për një moment, Culkin u ndal për të përmbajtur lotët, përpara se të rikthehej te një nga detajet më ikonike të “Home Alone”. Duke iu referuar historisë së filmit, ku Kevin harrohet nga familja e tij, ai tha me humor të dhimbshëm:

“Mund të më ketë harruar… dy herë, por ne do ta kujtojmë gjithmonë.”

Por fjalët e tij nuk mbaruan aty. Culkin tregoi se O’Hara kishte qenë gjithmonë një njeri që “shfaqej” kur ai kishte nevojë për të.

“Si një nënë e mirë, ajo gjithmonë shfaqej kur unë e kërkoja. Sepse kjo ishte Catherine. Këtë bënte ajo: shfaqej. Dhe kjo është më e mira që mund të bëjmë për të sonte, të shfaqemi për të.”

Në fund, aktori iu drejtua publikut me një këshillë që mori edhe më shumë peshë pas fjalëve të tij: “Telefonojeni nënën tuaj sonte. Seriozisht.”

Emocionet vazhduan edhe me Annie Murphy, e cila luajti vajzën e O’Hara-s në “Schitt’s Creek”. Ajo tregoi se pas vdekjes së aktores kishte hasur njerëz të panjohur që e kujtonin Catherine-n dhe i shprehnin dhimbjen për humbjen e saj.

Nga një pasagjer në një avion, te një punonjës karburanti dhe njerëz që e kujtonin përmes batutave të famshme të “Schitt’s Creek”, Murphy tha se këto momente i kishin treguar se sa thellë kishte prekur O’Hara jetën e njerëzve.

“Catherine solli kaq shumë gëzim”, u shpreh ajo.

Edhe Dan Levy e kujtoi aktoren me fjalë të forta, duke thënë se mësimi më i madh që kishte marrë prej saj ishte të thoshte gjithmonë “po”.

"Të thuash po ndaj historive të saj, mençurisë së saj dhe bujarisë së saj. Këto janë gjërat që do t’i mbani më fort”, tha Levy.

Catherine O’Hara u nda nga jeta më 30 janar 2026, në moshën 71-vjeçare. Më vonë u bë e ditur se shkaku i menjëhershëm i vdekjes ishte një emboli pulmonare, ndërsa kanceri rektal ishte shkaku themelor.

Largimi i saj la pas një valë të madhe reagimesh në Hollywood. O’Hara u nderua edhe në ceremonitë “In Memoriam” dhe mori pas vdekjes një çmim SAG-AFTRA për rolin e saj në “The Studio”.

Por në Emmy Awards, historia u kthye sërish te ajo që publiku kishte parë dikur në ekran: Kevin dhe nëna e tij. Vetëm se këtë herë, Macaulay Culkin nuk po luante një rol. Po i thoshte lamtumirën një gruaje që e kishte konsideruar vërtet “mamin” e tij.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?