Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Aktori i famshëm dënohet me burgim të përjetshëm

P
Piranjat29 April 2026, 14:52 · 2 min lexim
Aktori i famshëm dënohet me burgim të përjetshëm

Aktori Nathan Chasing Horse, i njohur dikur për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar “Dances with Wolves”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nevada, pas një rasti që ka tronditur opinionin publik.

Mediat e huaja shkruajnë se 49-vjeçari u shpall fajtor për 13 akuza të rënda, përfshirë sulme seksuale ndaj tre vajzave indigjene. Sipas prokurorisë, ai kishte ndërtuar një rrjet abuzimi duke përdorur rolin e tij si udhëheqës shpirtëror i një sekti të quajtur “The Circle”.

Hetimet zbuluan se Chasing Horse kishte shfrytëzuar besimin dhe ndjeshmërinë e viktimave, duke i manipuluar nën premtime dhe kërcënime. Në disa raste, abuzimet janë justifikuar si “rituale shpirtërore” ose si mënyra për të “shpëtuar” familjarë të viktimave nga sëmundje të rënda.

Një nga viktimat deklaroi se abuzimi u justifikua si një akt për të shpëtuar nënën e saj, e cila vuante nga kanceri, dhe se Chasing Horse e kërcënoi për të mos treguar askujt.

Një tjetër dëshmoi në gjykatë se ishte detyruar të heshtë për vite me radhë, pasi ishte kërcënuar se do të dëmtohej nëse fliste. Ajo tha se ishte vetëm 14 vjeçe kur nisi abuzimi dhe përshkroi humbjen e fëmijërisë së saj si një plagë të pashërueshme.

“Rinia ime e humbur nuk kthehet më, as fëmijëria ime e humbur, hera ime e parë, puthja ime e parë, ceremonia e diplomimit që nuk e përjetova kurrë,” tha një nga ajo.

Prokurorët deklaruan gjithashtu se organizata e tij funksiononte si një sistem kontrolli, ku anëtarët sillnin vajza të reja dhe i dorëzonin tek ai. Disa prej rasteve përfshijnë edhe të mitura që planifikoheshin të martoheshin sapo të mbushnin moshën ligjore.

Gjykatësi theksoi se veprimet e tij përbëjnë një abuzim ekstrem të pushtetit dhe besimit shpirtëror, duke e cilësuar dënimin me burgim të përjetshëm si të domosdoshëm për drejtësi ndaj viktimave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.