Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Aktori i njohur turk pëson arrest kardiak, ja si paraqitet gjendja e tij aktuale

P
Piranjat13 May 2026, 16:12 · 2 min lexim
Aktori i njohur turk pëson arrest kardiak, ja si paraqitet gjendja e tij

Aktori i njohur turk Oktay Çubuk ka dhënë lajme pozitive për gjendjen e tij shëndetësore, pas rrezikut për jetën që kaloi gjatë një udhëtimi në Lisbonë, Portugali. Aktori 30-vjeçar, i njohur për rolet në serialet “Xhenet” dhe “Dashuria të bën të qash”, pësoi arrest kardiak disa javë më parë ndërsa ndodhej në kryeqytetin portugez për të shoqëruar nënën e tij, Nilhan Çetinyamaç Çubuk.

Sipas mediave turke, Çubuk u ndje keq papritur dhe zemra e tij ndaloi së rrahuri. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, aktori u rikthye në jetë dhe më pas u vendos në repartin e kujdesit intensiv për monitorim. Pas disa ditësh në terapi intensive, gjendja e tij fatmirësisht u stabilizua. Vetë aktori ka konfirmuar se operacioni që iu nënshtrua rezultoi me sukses.

Në një postim në rrjetet sociale Çubuk ndau për ndjekësit e tij detaje nga shëndeti i tij:

“Operacioni ishte i suksesshëm, gjithçka është mirë. Do të dal nga spitali shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.”

Në një tjetër reagim emocionues, ai u shpreh se ndihet më mirë çdo ditë dhe mezi pret të kthehet në shtëpi, pranë miqve të tij.

Mjekët pritet ta mbajnë aktorin edhe për pak kohë nën vëzhgim, ndërsa rikthimi i tij në Turqi do të bëhet sapo të marrë miratimin përfundimtar nga stafi mjekësor.

Aktori i njohur turk pëson arrest kardiak, ja si paraqitet gjendja e tij

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.