Kasti i Festivalit të 76-të të Sanremos është pasuruar me një emër të madh të televizionit ndërkombëtar. Aktori turk Can Yaman, i cili ka magjepsur miliona shikues, do të ngjitet në skenën e teatrit Ariston të martën, më 24 shkurt, në mbrëmjen hapëse të festivalit.
36-vjeçari do t’i bashkohet drejtuesit Carlo Conti dhe këngëtares Laura Pausini, duke formuar një treshe hapëse që premton shikueshmëri të lartë. Lajmi u paralajmërua fillimisht nga vetë Conti në Instagram, përmes një memeje ironike ku ai shfaqej si “Tigri Malajzian”, me titullin “Carlokan” dhe mbishkrimin enigmatik “co-co” (bashkëprezantues). Pak orë më vonë, konfirmimi zyrtar erdhi nga Rai.
Pjesëmarrja e Yaman nuk është rastësore. Aktori sapo ka shënuar sukses të madh me serialin “Sandokan” në Rai 1, i cili arriti një mesatare prej 5.4 milionë shikuesish dhe 30.8% audience, duke rikthyer figurën legjendare të krijuar nga Salgari, 50 vjet pas interpretimit ikonik të Kabir Bedi.
I lindur në Stamboll në vitin 1989, Can Yaman ka ndërtuar hap pas hapi lidhjen e tij me publikun italian, nga “Che Dio ci aiuti 6”, te “Viola come il mare”, e deri te projektet e tij të fundit ndërkombëtare. Aktualisht, ai ndodhet në xhirime në Spanjë për thrillerin romantik “El laberinto de las mariposas”, por do të rikthehet në Itali për Sanremon, përpara se të vazhdojë punën për sezonin e dytë të “Sandokan”.
Së fundmi, jeta private e aktorit ka tërhequr vëmendjen e mediave pas një operacioni antidrogë në klubet e natës në Stamboll, ku Yaman u ndalua për verifikime. Situata u sqarua menjëherë dhe aktori u lirua pa asnjë pasojë ligjore, duke vijuar normalisht angazhimet e tij profesionale.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
3 February15:08
Dhimbje që nuk shuhet: Mesazhi prekës i Selvije Jaos për Shpat Kasapin
Humbja e Shpat Kasapit vijon të lërë gjurmë të thella tek njerëzit që e deshën më shumë, veçanëris...
SHOWBIZ
3 February13:39
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton në Paris?
Kim Kardashian ka ndarë së fundmi momente nga udhëtimi i saj i shkurtër në Paris, duke publikuar foto dhe video në Instagram Sto...
SHOWBIZ
3 February12:30
Pas rikthimit në rrjete sociale, Rina Maloku fshin të gjitha fotot me ish-partnerin
Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë, duke sinjal...
SHOWBIZ
3 February11:43
DJ Gimbo flet për raportin e ngushtë me Gjestin: E kam si familje të dytë
DJ Gimbo ka folur hapur për marrëdhënien e ngushtë që ka me Gjestin, një raport që sipas tij shkon shumë përtej b...
SHOWBIZ
3 February10:39
Miri tregon për herë të parë si u njoh me partneren e tij
Gjatë një bisede të zhvilluar pasditen e djeshme me banorët, Miri ka ndarë për herë të parë detaje nga historia e...
SHOWBIZ
3 February10:09
Jasmin zbulon prapaskenat: Produksioni i “BBVK” më fyeu në dhomën e rrëfimit
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, në një intervistë pët emisionin “Më prit të dielën”, ajo f...
SHOWBIZ
3 February08:46
Vdekje e papritur/ Çfarë ndodhi me aktorin e Narcos?
Bota e artit dhe kinemasë është zgjuar me një lajm të trishtë: aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena ka ndërruar jet&eu...
SHOWBIZ
2 February22:46
Të dy krijuan lidhje me Dolcen, Limi dhe Edi shfaqen bashkë pas Big Brother VIP Kosova
Një takim i papritur në orët e para të mëngjesit të së hënës ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe rrjet...
SHOWBIZ
2 February22:38
Kendrick Lamar hap zemrën për fëmijët: ‘Ata më mësuan dashurinë e pakushtëzuar’
Kendrick Lamar shkroi histori në Grammy Awards 2026 duke u bërë reperi më i vlerësuar i të gjitha kohërave, por në jet...
SHOWBIZ
2 February22:08
"Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet"/ Françeska Murati në një romancë të re pas divorcit?
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, e njohur për natyrën e saj diskrete gjatë qëndrimit në...