Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Aktorja e njohur e pranon për herë të parë: Jam biseksuale!

P
Piranjat 6 May 2026, 18:46 · 2 min lexim
Aktorja e njohur e pranon për herë të parë: Jam biseksuale!

Aktorja amerikane Hayden Panettiere ka zbuluar se është biseksuale, duke thënë se për herë të parë po e shpreh hapur këtë gjë para publikut.

“Tani që kam vendosur ta ndaj këtë me botën, ndihem mjaftueshëm rehat dhe mund ta them me siguri: po, unë jam biseksuale. Ja, e thashë! Kjo është hera e parë që e them me zë”, u shpreh ajo, duke bërë shaka se është “më mirë vonë se kurrë”.

Panettiere tregoi se për një kohë të gjatë e kishte të vështirë ta artikulonte publikisht këtë pjesë të identitetit të saj, sepse kishte frikë se do të dukej sikur po ndiqte një “trend”. Ajo shpjegoi se kur në një periudhë të caktuar pranimi publik i seksualitetit u trajtua si diçka “në modë”, u shqetësua se sinqeriteti i saj do të keqinterpretohej.

Aktorja tha se e ka “eksploruar” këtë anë të vetes, por duke qenë se nuk e kishte ndarë me askënd, e kishte të vështirë të dorëzohej emocionalisht plotësisht. Sipas saj, nëse do të binte në dashuri, nuk do të donte kurrë ta fshihte. Ajo shtoi se që në fëmijëri ka ndier se gratë e tërhiqnin më shumë sesa burrat.

Në intervistë, Panettiere foli edhe për periudha të vështira personale, duke prekur tema si varësitë, dhimbja pas humbjes së vëllait të saj Jansen Panettiere, si dhe përvojat me marrëdhënie të dhunshme.

Ajo e përshkroi largimin nga një person i dhunshëm si një proces shumë të vështirë, duke e krahasuar me përpjekjen për të shkulur një bar të keq që ka lëshuar rrënjë të thella: sa herë mendon se e ke hequr, shfaqet sërish dhe “gjen mënyrë të kthehet”.

Hayden Panettiere është e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ndërsa gjatë viteve ka qenë e pranishme në vëmendjen e medias edhe për jetën e saj private.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.