Një deklaratë e fortë që mban emrin e ish-banorit të “Big Brother VIP”, Artan Kola, ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke ngritur hije dyshimi mbi arsyet e vërteta të eliminimit të tij nga gara.
Ky reagim i gjatë është bërë fillimisht publik nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Endrit Kuçi. Ai ka shpërndarë imazhin me tekstin e detajuar, duke pretenduar se këto janë fjalët e sakta të thëna nga vetë Artani.
Në shkrimin e publikuar, ngrihet pretendimi se dalja e tij ka qenë e padrejtë, ndërsa zbulon biseda të supozuara me stafin e formatit përpara mbrëmjes së spektaklit.
“E di që dalja ime ishte e padrejtë. Madje, edhe vetë produksioni më kishte thënë para Prime-it se nuk isha i rrezikuar dhe se nuk duhej të shqetësohesha, sepse sipas tyre, Nikol ishte ajo që do të largohej,” lexohet në deklaratë.
Sipas tekstit të shpërndarë nga Kuçi, gjërat morën një kthesë tjetër kur Artanit iu kërkua të përfshihej në një incident të rrezikshëm fizik për të dëmtuar Mateon, një kërkesë të cilën ai thotë se e refuzoi kategorikisht.
Lidhur me këtë episod, ai thekson saktësisht:
“Por gjithçka ndryshoi në momentin kur unë nuk pranova të bëhem pjesë e lojës së Rogertit dhe Mirit, që çaji i nxehtë t’i derdhej Mateos, me qëllim që ai të eliminohej nga gara për arsye shëndetësore.”
Akuza më e rëndë në këtë mesazh shkon drejtpërdrejt ndaj produksionit, të cilin deklarata e bën përgjegjës dhe bashkëpunëtor në këtë plan të pretenduar, për të fshehur ngjarjen prapa një “rastësie”.
“Ajo që është edhe më e rëndë, është se produksioni ishte në dijeni të kësaj dhe ishte pro këtij veprimi, por donte që gjithçka të dukej si rastësi dhe jo si diçka e planifikuar. Ndërsa rrezikun dhe pasojat duhej t’i mbaja unë,” mbyllet deklarata që mban firmën “I juaji, Artan Kola”.
Kujtojmë se kjo ngjarje thellon edhe më shumë përplasjet mes Artanit dhe produksionit.
Menjëherë pas eliminimit të tij në spektaklin e kaluar, ish-banori zhvilloi një debat të ashpër në studio me moderatorin dhe opinionistët, duke i akuzuar publikisht se stafi i kishte zëvendësuar “Biletën e Fatit” të sponsorizuar, për t’i pamundësuar rikthimin në shtëpi.
Sipas tekstit të shpërndarë nga Kuçi, gjërat morën një kthesë
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
23 March19:04
“I ka thënë gjërat siç i mendon”/ Zbuloni kë dëshiron Miri që të fitojë “Big Brother VIP 5”
Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do t&...
SHOWBIZ
23 March18:22
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV
I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Artani rrëfeu gjithçka pas daljes, duke hedhur edhe akuza ndaj banorëve,...
SHOWBIZ
23 March18:08
Postimi i Florian Agalliut ngre dyshime, i ka dhënë fund martesës?
Aktori dhe moderatori, Florian Agalliu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili po ...
SHOWBIZ
23 March17:57
Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit
Vetëm disa ditë kanë mbetur nga finalja e Big Brother VIP 5, teksa në shtëpi kanë ngelur 12 banorë që garojnë p&eum...
SHOWBIZ
23 March17:39
Finalistja e Big Brother reagon për vrasjen e xhaxhait
Finalistja e dytë e sezonit të katërt të “BBVK”-së, Elijona Binakaj është bërë aktive në rrjetet...
SHOWBIZ
23 March17:14
“Emri im do ishte Selin"/ Rogerti zbulon kush do që të fitojë BBV 5: Nuk ka ofenduar asnjë këtu, ai është vetëm
Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do t&...
SHOWBIZ
23 March16:18
Ilirjani për Brikenën: Nuk e duron Mateon, është lodhur nga prania e tij
Aktorja e njohur, Julia Ilirjani, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku ka komentuar ngjarjet më të...
SHOWBIZ
23 March15:14
Ardit Çuni tregon si e zbuloi tradhtinë nga ish-partnerja: Gjëja më e tmerrshme
Këngëtari i dashur për publikun, Ardit Çuni ka vendosur të ndajë së fundmi një rrëfim personal duke zbuluar nj&eu...
SHOWBIZ
23 March15:00
Letra e fundit e princesh Dianës për JFK Jr./ Tragjedia që bashkoi fatet e Dianës dhe Kennedy-ve
Një episod i ri i serialit Love Story: John F. Kennedy Jr. & Carolyn Bessette rikthen në vëmendje reagimin e çiftit John F. Kennedy ...
SHOWBIZ
23 March14:45
Ish-konkurrenti i 'Përputhen', bëhet baba për herë të dytë
Lajme të bukura dhe plot emocione vijnë nga Beart Rexhepi. Duket se ai dhe partnerja e tij gjermane kanë vendosur të zgjerojnë familj...