Alarmohen fansat! Brikena Selmani dhe Mateo Borri ndezin dyshimet për ndarje

Një nga çiftet më të komentuar të krijuar pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania duket se po kalon një periudhë të vështirë në raportin e tyre. Bëhet fjalë për Brikena Selmani dhe Mateo Borri, të cilët së fundmi kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme.
Aludimet nisën pasi fansat vunë re një detaj që nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale: dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre personale. Ky veprim është parë si një sinjal i qartë se marrëdhënia mes tyre mund të ketë hyrë në krizë.
Situata u bë edhe më misterioze pas një postimi të fundit nga Brikena. Ish-banorja publikoi në “Instastory” një foto me atmosferë melankolike gjatë një udhëtimi me makinë, ndërsa e shoqëroi vetëm me një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po përjeton një moment emocionalisht të vështirë.
Edhe pse as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat, ndjekësit janë bindur se diçka ka ndryshuar mes tyre.
Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një periudhë e vështirë apo fundi i historisë së tyre të dashurisë që nisi para syve të publikut.
Lexo edhe
SHOWBIZ
E vërteta rreth marrëdhënies së Cynthia Erivo me Ariana Grande: Njerëzit nuk besonin se ishim vërtet mikesha

Brad Pitt mendon se kjo aktore është më e mira në histori: Gruaja më e bukur në ekran

Historia tronditëse pas serialit “The Crash” të Netflix-it për influencuesen 17-vjeçare që shkaktoi një aksident me…

Johnny Depp humb mbi 600 mijë euro pas vjedhjes së kartës së kreditit

Çfarë ndodhi në Ferma Vip? Zhaku i shkon sipër Ilirit t’i ndërrojë baterinë, fermeri: M’u zhduk…

"Nuk kam pirë kurrë ujë dhe..."/Influencuesja e njohur zbulon se është diagnostikuar me leuçemi

Drake lë pas Michael Jackson, vendos rekorde të reja në historinë e Billboard

Krizë mes Brikenës dhe Mateos? Detaji që ngriti dyshimet për ndarje





