SHOWBIZ

Alfio Rrotani dhe Joana rrëfejnë për herë të parë historinë e dashurisë: Tentova ta puthja, hëngra shpullë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 January 2026, 18:58

Alfio Rrotani dhe Joana rrëfejnë për herë të parë

Alfio Rrotani është një prej shefave të kuzhinës më të njohur, i cili ka disa kohë në një lidhje të bukur dashurie me Joana Gjonajn. Ndryshe prej tij, ajo nuk i përket botës së ekranit, pasi në profesion është inxhiniere ndërtimi, por dashuria, siç tregojnë vetë erdhi nga stomaku.

Çifti u njoh përmes shoqërisë së përbashkët dhe nga takimet e para pati një kimi të pashpjegueshme që tani është kthyer në një pritje të ëmbël të frytit të tyre të dashurisë. Joana është thuajse në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe po presin një vajzë.

Alfio Rrotani: U bëmë shokë të mirë nga shoqëria e përbashkët dhe Joana asokohe merrej me një lloj biznesi ku kishte diçka që mua më interesonte si restorant dhe tha ore do të më sjellësh një katalog se më duhen X produkte, por ishte fjala për një blerje shumë të madhe dhe normalisht vjen edhe si shoqe, por për punë, takim pune. Jemi ulur, kemi konsumuar një gotë verë, kemi vazhduar me darkën dhe atëherë që ishte takimi i parë…

Joana Gjonaj: Darka nuk ishte e parashikuar në takimin e punës, pra ndodhi aty.

Alfio Rrotani: Vetëm për punë nuk folëm. Kjo ndodhi tri herë radhazi. Unë isha i interesuar për produktet se ne ishim thjesht shokë, kështu që ndodhën gjërat dalëngadalë.

Rudina Magjistari: Që në takimin e parë ndezi diçka aty.

Joana Gjonaj: Ishte klient shumë i mirë potencial, ishte klienti im, por u bë njeriu im.

Alfio Rrotani: Tentova ta puthja njëherë, por hëngra një shpullë shumë të fortë dhe thashë okej, do të rrimë shokë, s’ka problem, por gjërat erdhën natyrshëm.

Joana Gjonaj: Gjak malësoreje!

Rudina Magjistari: Gjërat kanë qenë të qarta që në fillim. Pse të pëlqeu Alfio?

Joana Gjonaj: Gjëja e parë që unë e vlerësoj dhe është ndër bazat e marrëdhëniet, janë parimet e Alfios që nuk besoja që mund të gjeja një çun që kishte akoma parime familjare e shoqërie. Ngela “uau”. Që në momentin e parë që diskutonim pafund dhe isha tërë kohës e habitur me mënyrën sa shumë i vlerësonte disa parime bazë njerëzore që njerëzit sot nuk i kanë ose i mendojnë.

Rudina Magjistari: Po ty Alfio?.

Alfio Rrotani: Është ky mentaliteti që do të gjesh dikë që është e kundërt me ty sepse të kundërtat tërhiqen, por nuk është fare e vërtetë.

Rudina Magjistari: Ka rënë ajo teori me kohë.

Alfio Rrotani: Në momentin që ti bisedon ke të njëjtat dëshira, qëllime, hobi, interesa të përbahskëta s’ka gjë më të bukur. Këto muaj që jemi bashkë jemi 24 orë në ditë çdo ditë. Nuk ndodh që jemi larguar me njëri-tjetrin se bashkë merremi edhe me biznesin, i japim forcë njëri-tjetrit. Ke një shok jete vërtet ku nuk ka keqkuptime në mes. Është diçka tepër e bukur për ta përshkruar, nuk e përshkruan dot si funksionon.

Në fund të intervistës, pasi i dhuroi edhe një buqetë me trëndafila rozë, Alfio i bëri edhe një deklaratë dashurie gjysmës së tij.

Alfio Rrotani: Shpresoj që të vazhdojmë siç jemi, siç jemi njohur dhe të vazhdojmë kështu, pa asnjë lloj ndryshimi. Do të isha i lumtur të vazhdoj jetën duke plotësuar gjërat që ne bisedojmë dhe ta mbyll jetën siç e kam qejf.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?