SHOWBIZ

Ana e errët e mitit/ Ikonë me plasaritje, film i ri për nënë Terezën

Piranjat Përditësimi i fundit 21 December 2025, 10:04
Ana e errët e mitit/ Ikonë me plasaritje, film i ri për

Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si novice (fillestare) në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. Ajo jetoi si murgeshë dhe mësuese në Kalkuta, në urdhërin katolik Loreto, i cili i kushtohej arsimit dhe punës misionare në Indi. Kalkuta ishte e mbipopulluar, shërbimet shtetërore ishin të mbingarkuara dhe sistemi shëndetësor pothuajse inekzistent. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe, pas rreth 200 vjetësh sundimi kolonial, India përballej me sfida të mëdha. Në vend kishte trazira, mijëra njerëz humbën jetën në incidente të dhunshme.

Në këtë kaos na çon filmi "Tereza - Një jetë mes dritës dhe hijes", pa zbukurime estetike, në një qytet me zhurma, ngushtësi dhe dyndje njerëzish. Tereza, e lindur në vitin 1910 si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkupin e sotëm, shfaqet aty si një grua, që misionin e saj e kërkon mes rrënojave dhe vështirësive. Gjatë një udhëtimi me tren ajo duhet të ketë përjetuar "vokacionin e saj": jo për të jetuar më vetëm për Zotin, por në mes të më varfërve ndër të varfërit.

Një grua që rebelohet kundër kishës së saj

Filmi tregon Terezën (të luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga Noomi Rapace) jo si një figurë të mbinatyrshme të dritës, por si një grua që përplaset me kishën e saj. Sepse projekti i saj ishte revolucionar: të linte manastirin, të themelonte urdhërin e saj, të zhvendosej në mes të lagjeve të varfëra, të ndihmonte njerëzit e sëmurë dhe ata që po vdisnin - si një murgeshë urdhëri jashtë urdhërit.

Kisha e frenoi, sepse dëshira e Terezës nënkuptonte largim nga traditat e vjetra dhe mosbindje. Por ajo mbeti kokëfortë. Vetëm në vitin 1948 Vatikani u dorëzua dhe në vitin 1950 ajo themeloi më në fund urdhërin global të "Misionareve të Bamirësisë" . 

I pasur nga ana vizuale, por i kursyer nga ana gjuhësore, i shoqëruar nga kitarat elektrike, filmi tregon lagjet e varfëra të Kalkutës me njerëz të vrarë nga varfëria dhe sëmundjet, botën ideale të shkollës së vajzave, ku nxënëset veshin fustane rozë dhe dhomat spartane të murgeshave në muret e manastirit, ku Tereza drejtonte me autoritet si nënë superiore.

Vanitet apo bamirësi?

Filmi i qaset Terezës në mënyrë kritike, por me respekt, kështu që disa polemika lihen më tepër të nënkuptohen. Në një skenë të qetë ajo pyet veten, nëse angazhimi i saj vjen vërtet nga bamirësia e pastër apo vaniteti, një moment që e lë shkurtimisht mënjanë mitin dhe tregon një Terezë, që pyet veten. Më vonë ajo diskuton me priftin, që drejton manastirin, në lidhje me abortin. Ai i kujton asaj që të mos i gjykojë gratë, por të marrë parasysh arsyet, që i shtyjnë gratë të ndërmarrin këtë hap. Dhe befas lind pyetja: nëse të kuptuarit e tjetrit lejon edhe kundërshtimin ndaj institucionit të kishës, që dënon abortin.

Ana e errët e mitit

Megjithë adhurimin imazhi i Terezës së vërtetë, e shenjtëruar nga Papa Françesku në vitin 2016, ishte plasaritur shumë kohë më parë. Që në të gjallë të saj ajo qe një figurë e diskutueshme. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzonin për mungesën e qetësuesve dhe higjienës në strehimoret e saj dhe se ato ishin më shumë si bujtina sesa spitale. Se ajo merrte qindra miliona dollarë donacione nga burime ndonjëherë të dyshimta, por standardet mjekësore të objekteve të saj ishin të mjera.

Gazetari britanik Christopher Hitchens shprehej: "Ajo donte varfërinë, jo të varfërit". U pajtua me «vuajtjen si dhuratë nga Zoti» dhe nuk bëri asgjë për t'i dhënë fund vuajtjes. Ajo e barazoi mjerimin e të varfërve me vuajtjen e Krishtit; asaj i atribuohet të ketë thënë: "Është një gjë e bukur të shohësh të varfërit, që pranojnë fatin e tyre dhe ta vuajnë atë si Krishti".

Tereza qe e ashpër në çështjen e abortit. Në fjalimin e saj në marrjen e çmimit Nobel (1979) ajo e përshkroi abortin si "vrasje" dhe "shkatërruesin më të madh të paqes". Si rezultat ajo u bë një udhëheqëse morale e lëvizjeve konservatore dhe në të njëjtën kohë objektiv i kritikës feministe, që e akuzoi atë se ia nënshtronte të drejtat e grave idealit të gatishmërisë për të bërë sakrifica. 

Megjithatë për regjisoren e filmit, Teona Strugar Mitevska, Tereza kishte tipare feministe: "Ajo ia dha vetes lirinë, për të qenë ajo që ishte, për të arritur qëllimin e saj. Kjo e bën atë për mendimin tim një figurë jashtëzakonisht feministe", u shpreh Mitevska në një intervistë për revistën kinematografike filmdienst.

Sa feministe ishte Tereza?

Si një grua, që fitoi autoritet në një kishë patriarkale, themeloi një vepër të saj dhe u dëgjua në mbarë botën, Tereza me siguri mund të lexohet si një figurë e fortë femërore. Ajo kundërshtoi direktivat, u largua nga manastiri, drejtoi mijëra murgesha - një formë fuqie për të vepruar, e cila nuk ishte e vetëkuptueshme. Në të njëjtën kohë ajo përfaqësoi një imazh të gruas, që fokusohej te amësia, sakrifica dhe bindja. Puna e saj i dedikohej atyre që vuanin, jo ndryshimit të strukturave. Feministe në kuptimin emancipues vështirë se ishte, por në kuptimin e prezencës dhe lidershipit femëror absolutisht që po.

Në vitet e saj të fundit vuajti nga dyshime të rënda. Letrat dhe shënimet në ditarin e saj, që u botuan në vitin 2007, përmbajnë shumë vetmi dhe pyetjen e përsëritur, nëse Zoti ekziston. Gruaja, që personifikonte shpresën në mbarë botën, shkruante se brenda saj ishte "ftohtësi akulli” dhe se qielli nuk do të thoshte më asgjë për të: "Më duket si një vend bosh”. Ndoshta  është kjo ajo që e bën figurën e saj kaq njerëzore.

Përse filmi vjen në kohën e duhur

Debatet për abortin, varfëria, konfliktet fetare, autoriteti femëror në kishë, shumë gjëra janë jashtëzakonisht aktuale. Filmi konfrontohet me pyetjen: A mund të jetë një grua e shenjtë, dhe në të njëjtën kohë politikisht problematike? Ajo tregon Terezën si një personazh me kufizime. Ndoshta këtu qëndron rëndësia e saj sot: jo si një figurë e shenjtë e ndriçuar, por si një figurë që ngre pikëpyetje. Pra ky film, i cili nuk shpjegon asgjë, por vetëm vëzhgon, është ndoshta një arsye e mirë për të folur për Terezën në një mënyrë të re. /DW/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?