Angela Martini reagon pas kritikave: Nuk u konvertova në Judaizëm, s'e kam shitur shpirtin

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka reaguar publikisht pas kritikave dhe aludimeve që qarkulluan në rrjetet sociale lidhur me një fragment prej vetëm 40 sekondash nga një intervistë e saj.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Martini ka vendosur të sqarojë rrugëtimin e saj shpirtëror dhe veçanërisht raportin e saj me Kabalën, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo është konvertuar në një fe tjetër apo se është bërë pjesë e ndonjë sekti.
E kuptoj që emocionet janë të forta, por nga një fragment 40-sekondësh është krijuar një histori e tërë”, shkroi ajo, duke theksuar se interesimi i saj për Kabalën nuk është diçka e re.
Sipas modeles, ajo ka nisur ta studiojë Kabalën që në vitin 2012 dhe ka vazhduar për gjashtë vjet.
“Nuk e fillova papritur në vitin 2026 për të tërhequr vëmendje. Nuk u konvertova, nuk ndryshova fenë, nuk iu bashkova ndonjë sekti dhe as ‘shita shpirtin tim’”, u shpreh Martini.
Ajo theksoi gjithashtu se nuk ka ndjekur verbërisht asnjë mësim, ndërsa sqaroi se episodi i plotë i intervistës flet për një rrugëtim shumë më të gjerë personal, i cili përfshin astrologjinë, Meditimin Transcendental, Paramahansa Yoganandën, Kabalën dhe fuqinë e mendjes.
Martini kundërshtoi edhe interpretimet se studimi i Kabalës nënkupton automatikisht konvertim në Judaizëm.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Einxhel Shkira shpërthen pas kritikave për pamjen: Na lini të jemi të shëmtuara

Poi në pushime me Ledrin, Sara tregon kërkesën e ëmbël të voglushës

U njohën brenda shtëpisë së Big Brother, dy ish-banorët gati t’i thonë “PO” dashurisë së tyre

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Bebe Rexha merr nominimin e parë në MTV VMA si artiste e pavarur





