Arbana Osmani largohet nga “Ferma VIP”? Mungesa në festën finale ndez aludimet

Pas përfundimit të suksesshëm të edicionit të tretë të “Ferma VIP”, ku fituesja e madhe u shpall shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti, stafi i programmit dhe protagonistët e formatit u mblodhën në një festë për të shënuar mbylljen e këtij sezoni.
Në mbrëmjen festive morën pjesë ish-konkurrentët, opinionistët dhe dhjetëra anëtarë të ekipit që kontribuuan gjatë muajve të transmetimit të spektaklit. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori mungesa e dy emrave kryesorë të projektit.
Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk u panë në asnjë moment të festës, duke surprizuar të pranishmit që prisnin pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje përmbyllëse. Sipas personave që ndodheshin në aktivitet, mungesa e çiftit ka qenë e papritur dhe ka ngjallur menjëherë komente mes të ftuarve, duke lënë vend për interpretime dhe pikëpyetje të shumta.
Deri tani nuk ka asnjë reagim publik nga Arbana Osmani apo Eduart Grishaj lidhur me mungesën e tyre në festën e përmbylljes. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për angazhime personale apo profesionale, apo nëse kjo mungesë lidhet me planet e tyre të ardhshme në raport me formatin.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa publiku pret të mësojë nëse Arbana ka mbyllur përfundimisht kapitullin e saj me “Ferma VIP” apo nëse do ta shohim sërish në projekte të lidhura me këtë spektakël.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Selin zbulon përse ajo dhe Gjesti nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale

Pas Olës dhe Adit zbulohet çifti më i ri i Ferma Vip 3?

Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë pas fitores!

Pas krizës martesore dhe kërkesës për divorc, Angela Martini i jep një tjetër shans lidhjes me Dragos Savulescu!

Misteri i “Stranger Things” merr kthesë të re, komenti i Millie Bobby Brown trondit fansat!

Adrola Dushi mbështet protestën kundër qeverisë: Qaja me shpirt sa herë largohej vëllai!

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e serialeve turke

Finalja mes Ilirit dhe Mozës, ja kush e fitoi edicionin e tretë të “Ferma Vip”





