Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
SHOWBIZ

Arbana Osmani shuan aludimet për të ardhmen, zbulohet ndryshimi për sezonin e ri

P
Piranjat31 August 2026, 19:25 · 2 min lexim
Arbana Osmani shuan aludimet për të ardhmen, zbulohet ndryshimi

Moderatorja Arbana Osmani pritet të rikthehet sërish në drejtimin e “Ferma VIP”, duke vijuar angazhimin e saj në format edhe në sezonin e ardhshëm. Megjithatë, edicioni i ri pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që këtë herë nuk lidhet me moderimin, por me periudhën kur programi do të nisë transmetimin.

Tre sezonet e para të “Ferma VIP” kanë nisur gjatë pranverës, rreth muajit mars. Për sezonin e ardhshëm, planet pritet të ndryshojnë, pasi programi mund të rikthehet disa muaj më herët.

Sipas informacioneve të “Lokimagazine”, “Ferma VIP” pritet të nisë rreth muajit nëntor, duke kaluar kështu nga programacioni pranveror në sezonin televiziv vjeshtë-dimër.

Arbana Osmani, nga ana tjetër, pritet të mbetet në krye të spektaklit. Kjo do t'u jepte fund edhe pikëpyetjeve të ngritura pas finales së sezonit të tretë, kur një postim i saj u interpretua nga një pjesë e publikut si sinjal për një largim të mundshëm. Në atë postim, moderatorja e cilësonte eksperiencën në “Ferma VIP” si “një kujtim shumë të bukur”, formulim që solli aludime për të ardhmen e saj në format.

Nëse planet për nisjen në nëntor konkretizohen, sezoni i ri do të shënojë ndryshimin më të madh në kalendarin e “Ferma VIP” që prej nisjes së programit.

Data e saktë e premierës mbetet ende për t'u konfirmuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.