Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania, ku finalistë, ish-banorë dhe opinionistë ndanë emocionet dhe përshtypjet e tyre pas mbylljes së këtij edicioni të suksesshëm. Gjatë këtij episodi, vëmendjen e mori një intervistë e shkurtër me Livian, ku të ftuar ishin edhe opinionistët e njohur Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi.
I pyetur për ta përshkruar këtë edicion me një fjali të vetme, Arbër Hajdari nuk hezitoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: “I jashtëzakonshëm.” Ai shtoi më tej se ky sezon ka qenë ndër më të veçantët, duke theksuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të Top Channel në sjelljen e formateve të suksesshme për publikun shqiptar. “Unë e kam thënë që çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe po, ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm,” u shpreh ai.
Një tjetër pyetje që ngjalli interes ishte ajo nëse Arbër Hajdari do të rikthehet sërish si opinionist në edicionin e ardhshëm. Përgjigjja e tij ishte më e rezervuar, duke lënë gjithçka të hapur:
“Nuk e di, varet… nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme, ndoshta nuk jam.”
Ndërkohë, i pyetur nëse do t’ia linte vendin e tij Arjan Konomit, Hajdari nuk kurseu vlerësimet për kolegun e tij, duke e cilësuar si një figurë me eksperiencë të madhe në këtë fushë.
“Arjan Konomi është profesor i kësaj pune,” tha ai, duke nënvizuar respektin profesional mes tyre.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Më ka pëlqyer bionde, por…”/Miri ka një koment për flokët e bashkëshortes

"Kam fjetur me një 16-vjeçare", mes akuzave për përdhunim aktori i njohur shokon me deklaratën

Mateo Borri rrëfehet pas daljes nga BBVA, tregon se çfarë i tha nëna për Brikenën

“U prita me tapet të kuq”, Cllevio “hap letrat”: Te burgu i Fierit isha me drejtora të Bashkisë Tiranë e shefa komisariatesh

4.5 milionë euro të shpenzuara për video të nxehta? Si qëndron e vërteta mes futbollistit të njohur dhe modeles

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë

Jona Spahiu ironizon shikueshmërinë e fotos së Mateos dhe Brikenës: A po jetojmë në simulim?

Romanca me Fabiolën, zbulohet lidhja e Adionit jashtë fermës





