Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Arrestohet ish-gruaja e Eminem, Kim Scott kapet sërish në gjendje të dehur

P
Piranjat19 May 2026, 13:30 · 2 min lexim
Arrestohet ish-gruaja e Eminem, Kim Scott kapet sërish në gjendje

Ish-bashkëshortja e reperit të famshëm Eminem, Kim Scott, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një arrestimi të ri për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Mediat e huaja raportojnë se ajo u arrestua nga autoritetet në Michigan dhe u dërgua në burgun e Qarkut Macomb, në Mt. Clemens.

Sipas raportimeve, Kim u ndalua nga policia vetëm tre ditë pasi ishte paraqitur në gjykatë për akuza të ngjashme. Detektivi Joseph Feld nga Departamenti i Policisë së Chesterfield Township deklaroi për TMZ se 50-vjeçarja dyshohet se është përplasur me një automjet tjetër pranë Detroitit, ndërsa drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk u raportuan persona të lënduar, ndërsa Kim Scott është liruar më pas nga autoritetet. Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte pranuar fajësinë në gjykatë për një tjetër rast të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe për mosraportim të një aksidenti të ndodhur në muajin shkurt.

Sipas dosjes hetimore, gjatë atij incidenti Kim dyshohet se u përplas me një makinë të parkuar, ndërsa po dërgonte për pazar djalin e saj adoleshent Parker dhe miqtë e tij.

Problemet me ligjin nuk janë të reja për ish-partneren e Eminem. Gjatë dy dekadave të fundit, ajo është arrestuar disa herë për çështje që lidhen me abuzimin me substanca, drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të ndryshme të trafikut.

Kim Scott dhe Eminem u martuan fillimisht në vitin 1999, u divorcuan në 2001, për t’u ribashkuar sërish në vitin 2006. Megjithatë, martesa e dytë zgjati vetëm pak muaj, pasi reperi paraqiti kërkesën për divorc tre muaj më vonë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.