Arritje historike për Bleona Qeretin, fiton të drejtën për të votuar në...

Bleona Qereti ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin e saj ndërkombëtar. Këngëtarja shqiptare është pranuar si anëtare votuese e Recording Academy, organizata që qëndron pas çmimeve prestigjioze Grammy.
Lajmin e ka bërë publik vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë moment si një nga më domethënësit e karrierës së saj. Statusi i ri i jep Bleonës të drejtën të marrë pjesë në procesin e votimit që përcakton kandidatët dhe fituesit e Grammy Awards.
Për këngëtaren, kjo arritje ka një peshë të veçantë, pasi karrierën e saj e ka ndërtuar si artiste e pavarur, larg mbështetjes së kompanive të mëdha diskografike dhe strukturave tradicionale të industrisë muzikore.
Bleona kujtoi se e nisi rrugëtimin nga Shqipëria, në një periudhë kur mundësitë për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare ishin thuajse të pamendueshme. Sipas saj, çdo hap është realizuar falë këmbënguljes, punës së palodhur, mbështetjes së familjes dhe besnikërisë së fansave.
“Ky nuk është vetëm një moment historik për mua, por për çdo artist të pavarur që ndjek një ëndërr kundër të gjitha gjasave”, u shpreh ajo.
Artistja falënderoi Recording Academy për vlerësimin, duke shtuar se ndihet krenare që tashmë ka një vend në tryezën ku vlerësohen muzika dhe artistët që formësojnë të ardhmen e industrisë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Brian Potter humb jetën në një azil pleqsh për shkak të sëmundjes së Alzheimerit

“I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas”, Egli Tako rrëfen dashurinë: Në lidhje, vajza duhet të jetë "princesha", jo djali

Mbreti Charles dhe Princ Harry lënë pas hatërmbetjet? Pas 4 vitesh monarku takohet me të birin, Meghan dhe fëmijët e tyre

Ndarja papritur nga jeta e futbollistit 25-vjeçar që luajti në Botëror, partnerja publikon mesazhin prekës

Protestat në Shqipëri/ Dua Lipa thyen heshtjen, shfaqet me shkrimtaren Lea Ypi





