“Asaj lojën ia ka bërë familja"/Juelës nuk 'i del' inati me Selinën: Nuk e ka merituar finalen

Ish-banorja e formatit televiziv BBVA, Juela Nikolli, ka komentuar rrugëtimin e Selinit në lojë, duke ndarë hapur mendimin e saj për performancën dhe arritjen deri në finale.
Teksa u pyet nga moderatori Ronaldo nëse Selin e kishte merituar fitoren, Juela u shpreh se, sipas saj, loja e saj është ndikuar shumë nga mbështetja familjare jashtë shtëpisë dhe jo vetëm nga dinamika e krijuar brenda formatit.
“Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt. Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente, ia kam thënë se e shoh si një moderatore e zonja”, u shpreh Juela fillimisht për Selin.
Më tej, ajo dha edhe mendimin e saj për finalistët që sipas saj e kanë merituar më shumë këtë fazë të lojës.
“Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë, për mua nuk e ka merituar. Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë”, deklaroi Juela.
Deklarata e saj ka sjellë reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë në mendime lidhur me finalistët dhe mënyrën se si publiku ka votuar gjatë gjithë spektaklit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Dështimi më i madh i Eurovision 2026? Këto vende nuk bindën askënd

Arrestohet në Dubai Aleks Visha

Olsi Bylyku tregon momentet e frikshme gjatë fluturimit: Përjetova horror në avion

“Jam rrëzuar, duhet të iki në spital por nuk kam lekë”/ Si iu përgjigj Selini telefonatës së Shëndritit?

Dua Lipa mahnit me paraqitjen elegante në “Fondation Maeght”

Sa u paguan prezantuesit e Eurovisionit?

Iu drejtua Arbana Osmanit “po ku*kë”, flet pas daljes Fabjola Elezaj: Nuk kishte pse...

Moment prekës nga Can Yaman në Siçili, rrëfimi për rrënjët shqiptare





