Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
LIFESTYLE

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

P
Piranjat 7 July 2026, 16:21 · 2 min lexim
Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO

Bakllavaja është bërë sërish shkak për një debat mes Greqisë dhe Turqisë, pasi të dyja vendet pretendojnë se ëmbëlsira tradicionale u përket trashëgimive të tyre kulturore.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane Hersfelder Zeitung, Turqia i është drejtuar zyrtarisht UNESCO-s me një kërkesë për ta regjistruar bakllavanë si pjesë të trashëgimisë së saj kulturore jomateriale. Vendimi pritet të merret gjatë këtij viti, në mbledhjen e 21-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, që do të mbahet në Xiamen.

Kërkesa e Ankarasë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Athinës. Autoritetet greke kanë paraqitur argumentet e tyre pranë UNESCO-s, duke theksuar se bakllavaja ka rrënjë në traditën kulinare bizantine dhe greke. Ndërkohë, Turqia mbështetet në dokumente historike që e lidhin zhvillimin e kësaj ëmbëlsire me kuzhinën e Perandorisë Osmane në Kostandinopojë.

Një njohje nga UNESCO konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi përveç vlerës kulturore, ajo ndikon edhe në promovimin ndërkombëtar, zhvillimin e turizmit dhe forcimin e identitetit kombëtar. Megjithatë, debati nuk zhvillohet vetëm mes Greqisë dhe Turqisë. Edhe Siria pretendon se bakllavaja është pjesë e traditës së saj shekullore, duke përmendur qytetet e Alepos dhe Damaskut, si edhe përdorimin e fistikëve të famshëm të Alepos në recetat tradicionale.

Ndërkohë, studiuesit e historisë së gastronomisë vlerësojnë se bakllavaja është produkt i një evolucioni të gjatë kulturor, i ndikuar nga traditat bizantine, arabe dhe orientale. Sipas tyre, receta është zhvilluar ndër shekuj në territore që dikur ndanin të njëjtën hapësirë kulturore, çka e bën pothuajse të pamundur përcaktimin e një origjine të vetme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.