SHOWBIZ

“BBV nuk të hap dritare, por tarracë”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në reality show

Piranjat Përditësimi i fundit 15 January 2026, 16:58

“BBV nuk të hap dritare, por tarracë”/ Rozana Radi flet

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Rozana Radi ka rrëfyer për rrugëtimin e saj artistik dhe përvojën në “Big Brother VIP Albania”, të cilën e cilësoi si një pikë kthese të fortë.

Këngëtarja u shpreh se pa eksperiencën në BBV nuk do të ishte rikthyer me të njëjtin intensitet në koncerte dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun:

"Falënderoj Big-un shumë, sepse po të mos ishte për Big Brother unë nuk do t’u isha rikthyer më koncerteve të mia. Imagjino kur e them unë që jam rritur në skenë. Unë e kam thënë që BBV është “Big”-u i jetës sime dhe unë do ta bëja 100 herë”, u shpreh ajo.

Radi theksoi se pas daljes nga shtëpia është ndier më e fortë dhe më e motivuar profesionalisht, duke shtuar se këtë përvojë do ta përsëriste pa asnjë hezitim.

Sipas artistes, edicioni aktual i ka dhënë banorëve një ekspozim shumë më të madh se zakonisht:

“E kam thënë që nuk të hap një penxhere ose një dritare, por mendoj që protagonistëve që janë këtë vit i ka hapur një tarracë.”

Ajo shpjegoi se në BBV ekzistojnë katër kategori lojtarësh, nga ata që hyjnë pa asgjë për të humbur, tek ata që vijnë për t’u rikthyer, për t’u provuar ose për të treguar një anë tjetër të vetes.

Rozana u ndal edhe te mesazhi që, sipas saj, çdo banor duhet të kuptojë: “Askush nuk ka për të humbur nga Big Brother, njeriu humb nga goja e vet. Nga ajo që nxjerr nga goja, nga sjellja e vet. Nuk humb nga BBV, por vetëm fiton.”

Ajo këshilloi konkurrentët ta shfrytëzojnë këtë eksperiencë si një mundësi unike për të ndërtuar diçka të madhe për të ardhmen. Ajo e krahasoi Big Brother me një shans të rrallë që duhet përdorur me mençuri:

“Ata që janë atje brenda nuk më dëgjojnë, por uroj që të dinë ta marrin këtë eksperiencë dhe ta përdorin si atë monedhën e fundit që ka mbetur në xhep dhe ti duhet ta shpenzosh në mënyrën më të mirë të mundshme sepse po e humbe, e gjen ai tjetri”, tha këngëtarja.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?