
Një moment prekës ka ardhur nga këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një periudhë të vështirë familjare. Siç e dimë, nëna e artistes është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor, një betejë që po përballohet me shumë forcë dhe shpresë.
Beatrix ka zgjedhur ta bëjë publik këtë moment të ndjeshëm përmes disa InstaStory-ve emocionale, ku shpreh dashurinë e pakushtëzuar dhe mbështetjen e saj për të ëmën, pavarësisht distancës fizike.
“Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë”, shkruan këngëtarja, duke prekur zemrat e ndjekësve.
Artistja bën të ditur se një tjetër fazë e rëndësishme e trajtimit është përmbyllur me sukses, duke theksuar krenarinë për forcën e nënës së saj. “Një tjetër hap i madh u përfundua sot. Jam kaq krenare për forcën tënde, mama. Çdo ditë një hap më afër”, shprehet ajo.
Në mesazhet e saj, Beatrix nuk harron të falënderojë publikun për mbështetjen e vazhdueshme në këtë periudhë të vështirë.
“Mirënjohëse për çdo mesazh, çdo lutje, çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë”, shkruan ajo.
Ndër të tjera ajo kërkon mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve individuale, duke theksuar se çdo shenjë mbështetjeje ka shumë rëndësi për të dhe familjen e saj.
“Më falni nëse nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve tani, por mbështetjen tuaj e mbaj me vete”, tha mes të tjerash.

Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
4 February09:20
Për ju që e humbët, kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”!
Pas përfundimit të një televotimi të hapur gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “BBVA”, publiku...
SHOWBIZ
4 February08:05
A ka lidhje jashtë? Brikena sqaron zërat pas surprizës së Mateos
Pas surprizës romantike që Mateo i bëri Brikenës në spektaklin e kaluar të Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes ty...
SHOWBIZ
3 February22:46
“Ty të ka dënuar Zoti"/ Stenaldo flet pas fjalëve të rënda të Rogertit: Nëse mbetet në shtëpi, do luftojmë
Një debat i ashpër ka ndodhur pak orë para fillimit të Prime-t të së martës. Një përplasje mes Rogertit dhe Stena...
SHOWBIZ
3 February22:30
Komentet për Stenaldon, cili është vendimi i Vëllait të Madh për Rogertin
Pak orë para Prme-t të së martës, Rogerti lëshoi disa komente të rënda për Stenaldon.
Për këtë arsye, ...
SHOWBIZ
3 February22:23
Performancë e zjarrtë e grupit të Selinës, përqafim mes Mateos dhe Brikenës
Prime i së martës ka nisur ndryshe nga herët e tjera.
Banorët kishin një sfidë për të krijuar një performanc&eum...
SHOWBIZ
3 February22:07
Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos: S’di si do ecë kur të largohet Mali
Një debat i ashpër ka ndodhur pak orë para fillimit të Prime-t të dites se sotem. Një përplasje mes Rogertit dhe Stenaldos ...
SHOWBIZ
3 February21:34
“Merret me familjet tona dhe ka humbur të vetën”/ Hyrja e Rogertit në shtëpi, si lindën debatet e banorit me Kristin dhe Selin
Në ditët e fundit, ai ka pasur disa përplasje me Kristin dhe Selin. Në Prime-n e së martës, debati u përcoll kështu:
...
SHOWBIZ
3 February21:07
Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP
Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj, pas një ...
SHOWBIZ
3 February18:29
“Doja ftesë, jo lëmoshë”, vajza e Lasgush Poradecit: Hajdutët prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim!
Marie Poradeci, vajza e shkrimtarit të madh Lasgush Poradecit, ka akuzuar Bashkinë Pogradec, qytet ku babai i saj është Qytetar Nderi, se po...
SHOWBIZ
3 February18:22
“Ferr do ta bëj shtëpinë, bastard”/ Stenaldo shpërthen keq ndaj Rogertit: I padenjë për
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, debatet po bëhen gjithnjë e më t&eum...