Bebe Rexha merr nominimin e parë në MTV VMA si artiste e pavarur

Bebe Rexha ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke marrë nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur.
Këngëtarja shqiptaro-amerikane është nominuar në kategorinë “Best Dance” për këngën “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.
Rexha e ka pritur me emocion lajmin dhe e ka ndarë menjëherë me fansat e saj në rrjetet sociale. Në një video të publikuar në Instagram, ajo shihet në studio teksa mëson për nominimin dhe reagon me entuziazëm.
“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë dhe si ARTISTE E PAVARUR”, shkroi këngëtarja, duke iu drejtuar fansave të saj.
Në kategorinë “Best Dance”, Rexha konkurron me emra të mëdhenj të muzikës botërore, mes tyre Harry Styles, Lady Gaga & Doechii, Madonna, PinkPantheress & Zara Larsson, Slayyyter dhe Tate McRae.
Ky nominim merr një rëndësi të veçantë për Rexhën pasi vjen pas një ndryshimi të rëndësishëm në karrierën e saj. Këngëtarja i ka dhënë fund bashkëpunimit me Warner Records, me të cilën kishte punuar për rreth një dekadë, dhe tashmë po e vazhdon rrugëtimin e saj si artiste e pavarur.
Megjithatë, ky nuk është nominimi i parë i Bebe Rexhës në MTV VMA. Në vitin 2019, ajo fitoi çmimin në kategorinë “Best Dance” për këngën “Call You Mine”, në bashkëpunim me The Chainsmokers.
Tash, gjashtë vite më vonë, Rexha rikthehet në garë në të njëjtën kategori, këtë herë me “New Religion” dhe si artiste e pavarur.
Lexo edhe
SHOWBIZ
G-Bani ngre dyshime për fejesë/ Fotografia misterioze ndez rrjetin

FOTO/ Luana Vjollca tërheq vëmendjen me pamjet e reja nga prapaskenat e këngës së saj

Heidi Baci drejt moderimit të “Për’puthen”, ja ndryshimet e reja në format

Klodi reagon pas zërave për krizë me Elijonën: Mos e përfshini Elin në këto gjëra

Histori në Hollywood/ Angélique Kidjo bëhet artistja e parë afrikane që merr yllin e saj





