Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

FOTO/ Bebe Rexha në një lidhje të re?! Këngëtarja shqiptare shfaqet krah yllit të...

P
Piranjat 5 August 2026, 19:29 · 2 min lexim
FOTO/ Bebe Rexha në një lidhje të re?! Këngëtarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhe basketbollisti i njohur i NBA-së, Jordan Clarkson, kanë nxitur spekulime për një lidhje të mundshme pas një daljeje të përbashkët në New York.

Sipas “TMZ”, dyshja kaloi një ditë të veçantë së bashku, e cila nisi me një aktivitet artistik dhe përfundoi në një nga eventet më prestigjioze të modës në qytet.

Bebe dhe Clarkson morën pjesë fillimisht në një sesion krijues me artistin Leopoldo Gout, ku së bashku realizuan një pikturë abstrakte me ngjyra të ndezura. Fotografitë e publikuara nga New York Vintners tregojnë këngëtaren shqiptare dhe basketbollistin duke punuar krah për krah në krijimin e veprës artistike.

Në njërën prej fotografive, Jordan Clarkson shihet duke pozuar para pikturës së përfunduar, ndërsa Bebe Rexha shfaqet pas tij duke buzëqeshur. Në një tjetër imazh, dyshja pozon së bashku me artistin Leopoldo Gout, ndërsa basketbollisti vendos krahun rreth këngëtares.

Sipas New York Vintners, vepra artistike është realizuar nga të tre dhe pritet të dhurohet për bamirësi.Pas këtij momenti kreativ, Rexha dhe Clarkson morën pjesë në eventin prestigjioz “United Flags of Fashion”, të organizuar nga Vogue dhe Këshilli i Dizajnerëve të Modës së Amerikës (CFDA), në Rockefeller Center.

Gjatë mbrëmjes, dyshja u fotografua së bashku në disa momente, ndërsa sipas raportimeve, ata u larguan bashkë nga eventi. Pamjet e tyre duke dalë nga ambientet kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe kanë shtuar më tej dyshimet e fansave për një raport më shumë se miqësor.

FOTO/ Bebe Rexha në një lidhje të re?! Këngëtarja

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga Bebe Rexha apo Jordan Clarkson për një lidhje mes tyre. Nuk dihet nëse basketbollisti ishte thjesht shoqërues i këngëtares në event apo nëse mes tyre ka nisur diçka më shumë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.