Ben Affleck siguron 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, fondi shkon për bamirësi

Ben Affleck ishte një nga protagonistët e episodit të fundit të versionit amerikan të “Who Wants to Be a Millionaire?”, ku arriti të fitonte çmimin maksimal prej 1 milion dollarësh.
Aktori 53-vjeçar mori pjesë në program së bashku me Jamie Ding, me synimin që çdo fitim të shkonte për një kauzë bamirësie. Dyshja iu afrua pyetjes vendimtare, e cila lidhej me traditën amerikane të faljes së gjelit të detit nga presidentët e SHBA-së gjatë Ditës së Falënderimeve.
Alternativat e përgjigjes ishin “Peanut Butter & Jelly”, “Tater & Tot”, “Mac & Cheese” dhe “Spaghetti & Meatball”. Përpara se të merrnin vendimin përfundimtar, Affleck dhe Ding përdorën ndihmën telefonike, duke kontaktuar Steven Morrison, një ekspert i kuizeve, por ai nuk arriti t’u jepte përgjigjen e saktë.
Në atë moment ndërhyri moderatori Jimmy Kimmel, i cili ndau me ta intuitën e tij dhe sugjeroi opsionin “Spaghetti & Meatball”. Dyshja vendosi t’i besonte këtij sugjerimi dhe përgjigjja rezultoi e saktë, duke u siguruar çmimin prej 1 milion dollarësh.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Një ripostim ndez rrjetin! Ines Garcia shtatzënë me Lamine Yamal? Ja çfarë dihet

Emilie Kiser kërkon falje pasi djali i saj u shfaq pa jelek shpëtimi në një varkë, një vit pas tragjedisë

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez pritet të martohen, Portugalia në ethet e ceremonisë së shumëpërfolur

Miri rikthen “luftën” me Selinin? Mesazhi me “dhelprën dhe rrushin” ndez rrjetin

Foto/ U arrestua në aeroport me 38 pako me kanabis, “infermierja e Instagram-it” nuk e humb licencën mjekësore edhe pse në burg

Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen në momente intime në jaht luksoz?

Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja që duhet të bësh është të studiosh televizionin





