Bes Kallaku udhëton në Arabinë Saudite për Kristian Prengën, mesazhi i tij prek zemrat: Ti na bëre krenarë, ia dole për Shqipërinë

Bes Kallaku ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite për të mbështetur mikun e tij, boksierin shqiptar Kristian Prenga, ku ky i fundit kishte mbrëmjen e djeshme ndeshjen e boksit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Besi përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet duke përqafuar boksierin.
Në postim ai vlerëson suksesin e Prengës duke theksuar se ngritja e flamurit shqiptar dhe dëgjimi i himnit në arenën ndërkombëtare të boksit është promovimi më i madh për Shqipërinë.
Gjithashtu Besi ka ndarë video në Instagram, kur Prenga është ngjitur në podium, ndërsa në skenë dëgjohet himni i flamurit shqiptar.
Postimi
vllai shpirtit. Kampioni i vertet.
Te arrish gjithcka me sakrifice dhe te mos heqesh dore edhe kur gjithkush ishte skeptik se deri ku mund te arrije, Zoti e pa dhe e shperbleu lodhjen tende, mundin tend, sakrificen dhe perkushtimin tend, se si nje Mirditas kur qellimin e ka te paster, Zoti e jep.
Kur gjithe bota e sportit fliste per ty, askush nga qeveria shqiptare apo kushdo me fame e pushtet, “patriot” apo “atdhetar”, nuk mendoi se promovimi me i madh per Shqiperine dhe shqiptaret ishte ngritja e flamurit dhe degjimi i himnit ne kulmin e sportit te box-it
Krist, ti ja dole vlla.
Ti na bere krenar, ti ishe ai qe the se forca jote vjen nga publiku. Dhe vetem mbeshtetja e publikut.
Tani qeveria shqiptare le te kerkoje ndonje kengetar te huaj per te promovuar vlerat dhe traditen e nje kombi.
Falenderues Zotit per ty vllai im.
Ti ja dole, per veten, per Shqiperine, per shqiptare
Lexo edhe
SHOWBIZ
Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shekspirit?

“Ju dua, por më kuptoni”/ Gjesti ngre shqetësimin ndaj fansave, ja çfarë i kërkoi këngëtari atyre

“Jam krenare që jam emigrante”, Rita Ora flet për rrënjët, familjen dhe ëndrrën që ende pret ta realizojë

“Kur arrita te ajo pjesë, u përlota"/ Christopher Nolan rrëfen momentin që e bindi të realizonte “The Odyssey”

Bejta “godet” Gjestin me deklaratë të fortë: Nuk e meriton suksesin që ka





