Besa Tafari flet për herë të parë për raportin me motrën Dafina Zeqiri: Nëse i duhet një veshkë, jam aty për t’ia dhënë

Vetëm pak ditë pasi publikoi projektin e saj më të ri muzikor, “If I Knew”, Besa ka vendosur të ndajë me publikun një anë më personale të jetës së saj.
Në një intervistë ajo ka folur hapur për raportin me motrën e saj, këngëtaren Dafina Zeqiri, një marrëdhënie që prej vitesh ka qenë subjekt i komenteve dhe aludimeve të shumta.
Pas pjesmarrjes së saj në dasmën e Dafinës, shumë fansa e interpretuan këtë moment si një ribashkim të shumëpritur mes dy motrave. Megjithatë, Besa ka zgjedhur të flasë me maturi për raportin e tyre, duke theksuar dashurinë dhe respektin që ndien për Dafinën.
“E respektoj dhe e dua motrën time pafund. Nëse nesër marr një telefonatë ku dikush më thotë ‘motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t’ia dhënë”, është shprehur ajo me emocion.
Besa ka treguar gjithashtu se diferenca mes tyre është vetëm dhjetë muaj, gjë që i ka bërë gjithmonë të ndihen pothuajse si binjake. Ndërsa vlerësoi suksesin dhe karrierën që Dafina ka ndërtuar ndër vite, ajo e përshkroi praninë e saj në dasmë si një “hap të mirë” dhe një “kujtim të bukur”.
Megjithatë, artistja theksoi se sot secila prej tyre ka krijuar familjen dhe botën e vet, duke jetuar etapa të ndryshme të jetës.
Deklaratat e Besës vijnë si një mesazh i qartë se, pavarësisht rrugëve të ndryshme që kanë ndjekur, lidhja familjare dhe dashuria mes dy motrave mbetet e fortë.
Lexo edhe
SHOWBIZRinia po detyrohet të lërë Shqipërinë, Rizarta ua përplas të vërtetën në sy/ Albatros Rexhaj dhe Bledi Mane: “Kujdes çfarë flet! Nëse do ...

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

“Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën, poetja: Unë jam në rol

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri dhe Sara në televotim, fermerët nuk kursejnë akuzat për njëri-tjetrin

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen rregullin” dhe hyn në Ferma Vip: Hera e parë në një reality





