Beyonce mahnit ndjekësit me këngën e saj e cila përkon me 250-vjetorin e SHBA-së

Këngëtarja Beyoncé 44 vjeç ka mahnitur ndjekësit me publikimin e një kënge e cila përkon me 250-vjetorin e SHBA-së. Ajo postoi në rrjete sociale këngën "Morning Dew (Donk)". Kënga e ngadaltë dhe ritmike është shkruar dhe prodhuar në bashkëpunim, ndër të tjerë, me muzikantin Pharrell Williams.
Sipas një deklarate nga kompania e menaxhimit të Beyoncé-s, Parkwood Entertainment, videoklipi shoqërues përdor fotografi të vjetra të vitit 2007 nga Cliff Watts. Siç raportohet nga revista "Variety", kënga "Morning Dew (Donk)" e publikuar tani është një lloj miti midis fansave të Beyoncé-s: U regjistrua në vitin 2013 dhe një fragment i saj u shfaq në internet në vitin 2021.
Nga ana tjetër me datë 4 shtator e cila shënon edhe ditëlindjen e Beyonce do të publikohet një ribotim i albumit të saj të dytë solo, "B'day", i publikuar 20 vjet më parë.
Beyoncé është një nga muzikantet më të suksesshme të gjeneratës së saj e cila surprizon gjithmonë audiencën me projekte të reja.
Lexo edhe
SHOWBIZ
"Zyrtarisht të martuar" Taylor Swift dhe Travis Kelce i thonë "Po" njëri-tjetrit

A ka kontakt me Loredana Bratin? Keijsi Hyseni sqaron foton e bujshme me ish-banoren e “Big Brother VIP 4”

FOTO/ Pasi ‘i vunë kryqin’ në rrugët e Tiranës, vjen reagimi i këngëtarit Alban Skënderaj!

“Unë jam bijë e popullit”/ Aurela Gaçe reagon pas thirrjeve për bojkot të koncertit të saj: Kjo që bëni është dhunë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, një figurë ikonike e teatrit dhe kinemasë shqiptare

FOTO/ Kush është Maria Carolina, princesha 23-vjeçare që i ka rrëmbyer zemrën kandidatit për president të Francës, Jordan Bardella

E kritikuar shpesh për peshën, Bebe Rexha jep mesazhin e fortë nga Ibiza

U fejuan në majën e Empire State Building, si ia doli çifti të mashtronte sigurinë e një prej kullave më të ruajtura në botë





