Bia Khalifa publikon momente private të Limit me partneren e re

Bia Khalifa ka treguar se raporti shoqëror mes saj dhe Lim Hotit vazhdon të jetë i mirë, pavarësisht zërave dhe komenteve që kanë qarkulluar ndër vite për marrëdhënien mes tyre.
Ajo ka publikuar në InstaStory një video të realizuar nën shoqërinë e Limit dhe partneres së tij të re, ku dyshja shfaqet duke shkëmbyer puthje pranë saj. Pamjet, Bia i ka shoqëruar me një koment me humor: “Prapë dola unë e treta e tepërt”, duke e marrë situatën me sportivitet.
Emrat e Bias dhe Limit janë përmendur shpesh në mediat rozë, sidomos pasi vetë ai kishte treguar publikisht se njiheshin prej vitesh dhe kishte folur për afrimitetin që kishin pasur në të kaluarën.
Megjithatë, postimi i fundit duket se tregon se mes tyre nuk ka hatërmbetje dhe se të dy kanë vazhduar të ruajnë një raport të mirë shoqëror.
Fakti që Bia ishte bashkë me Limin dhe partneren e tij të re, madje duke publikuar edhe momentin e tyre romantik, lë të kuptohet se raporti mes të treve është i qetë dhe miqësor.
Me batutën e saj, Bia duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet me humor edhe aludimeve të mëhershme që e kanë lidhur me Limin.

Lexo edhe
SHOWBIZ
“Shërim shpirtëror”/ Cllevio fal Namazin e Xhumasë te xhamia “Dine Hoxha”

Sara Hoxha hedh ‘kunja' për Erik Fullanin pas aludimeve të fundit

Ja çfarë libri po lexon Rike Roçi për pushime

Dua Lipa viziton hapësirën e Sunny Hill Festival në Prishtinë përpara nisjes së tij

Ben Affleck siguron 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, fondi shkon për bamirësi





