Blake Lively “pozon” në Met Gala, pas marrëveshjes së bujshme ligjore!

Blake Lively ka tërhequr vëmendjen në Met Gala 2026, vetëm pak orë pasi u konfirmua arritja e një marrëveshjeje përfundimtare në konfliktin ligjor që lidhej me filmin “It Ends With Us”.
Sipas mediave amerikane, marrëveshja mes aktores dhe kompanisë “Wayfarer Studios” u njoftua zyrtarisht më 4 maj nga përfaqësuesit ligjorë të të dyja palëve, duke i dhënë fund muajve të tensioneve dhe proceseve gjyqësore që kishin marrë vëmendje të madhe publike.
Po atë mbrëmje, Lively u shfaq në tapetin e kuq të eventit prestigjioz në Metropolitan Museum of Art, e veshur me një fustan vintage Versace nga koleksioni pranverë 2006, të kombinuar me bizhuteri të personalizuara nga Lorraine Schëartz.
Avokatja e saj, Sigrid McCaëley, deklaroi se pjesëmarrja e aktores në Met Gala nuk ishte një strategji mediatike, por një mënyrë për të ecur përpara pas një periudhe të vështirë personale dhe profesionale.
Ndërkohë, avokati i Justin Baldoni dhe Wayfarer, Bryan Freedman, u shpreh se secili person përballet ndryshe me situata të tilla dhe se nuk kishte arsye për të komentuar zgjedhjet personale të Lively.
Sipas dokumenteve të përmendura nga mediat, çështja përfshinte pretendime për tarifa ligjore, dëmshpërblime dhe kundërakuza, ndërsa disa pjesë të padisë janë hedhur poshtë gjatë procesit gjyqësor.
Lexo edhe
SHOWBIZ
VIDEO/ Moment viral në “Ferma VIP”, konkurrentit i bie dhëmbi live

“Dua të kem një fëmijë”, Elvana Gjata rrëfen për momentet më të vështira të jetës

Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë

Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese

Pas përfundimit të “BBVA”, Selin shfaqet për herë të parë me të atin

Kompozitori Andrew Lloyd Webber mbledh mbi 500 mijë paund për bamirësi nga ankandi i koleksionit të verërave të rralla

Televotim masiv, çfarë vendosi publiku për Fabjolën

Arbana Osmani reagon pasi u ofendua “live” nga konkurrentja e “Ferma VIP”





