Bleona ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë sulmit, ndan pamje para

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të komentuara të orëve të fundit në Uashington, Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku u raportua edhe një sulm me armë zjarri.
Artistja ka ndarë në Instagram një fotografi nga mbrëmja, ku shfaqet elegante në tapetin e kuq, përpara sfondit zyrtar të “White House Correspondents’ Association”. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi me prerje asimetrike në pjesën e sipërme dhe mëngë të theksuar në njërën anë, ndërsa pamjen e kishte kompletuar me flokë të kapur dhe vathë të gjatë.
Në një postim shoqërues, Bleona ka komentuar atmosferën e eventit duke shkruar: “Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”.
Në një tjetër video të publikuar, ajo shfaq një automjet zyrtar të lidhur me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, ndërsa dëgjohet të thotë “ne e duam këtë makinë”.
Bleona ka bërë të ditur gjithashtu se pamjet janë regjistruar pak para incidentit, duke shkruar: “Momente para sulmit”, duke e bërë edhe më të diskutuar praninë e saj në këtë event që u shoqërua me tensione dhe ndërprerje të papritura.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nuk u ndanë pas kamerave? Mateo dhe Brikena “kapen” sërish bashkë

Fotoja e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale që po bën xhiron e rrjetit, Mimoza Ahmeti krah Dafina Zeqirit

Romeo dhe Donald Veshaj thumba Top Channel: Këtu nuk na censuron njeri

Tension mes Adit dhe Mozës në Ferma VIP pas një keqkuptimi për një fjalë sllave

Rrëfimi emocional i Fifit për Theo Mal: Kam qarë 40 minuta kur mora vesh se fëmija im do jetë djalë





