Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
SHOWBIZ

Blogerja e njohur italiane thyen heshtjen pas ndarjes nga partneri disa vite më i ri se ajo: “Më thanë të la sepse je e shëndoshë…”

P
Piranjat18 July 2026, 12:59 · 3 min lexim
Blogerja e njohur italiane thyen heshtjen pas ndarjes nga partneri disa vite

Blogerja e njohur italiane, Valentina Ferragni ka folur hapur për komentet e rënda dhe sulmet ndaj pamjes së saj fizike, të cilat u shtuan pas përfundimit të marrëdhënies me Matteo Napoletano. E ftuar në podcastin “Corporea”, influencerja 33-vjeçare tregoi se ndarja u përdor nga shumë persona në rrjetet sociale si një mundësi për ta sulmuar dhe për ta bërë objekt të body shaming-ut.

“Kur u ndamë, poshtë postimeve të ish-partnerit tim shkruanin: ‘Bëre mirë që e le, sepse është e shëndoshë’”, rrëfeu ajo, duke treguar një prej komenteve më të rënda që kishte lexuar. Valentina pranoi se ekspozimi i vazhdueshëm publik e ka detyruar të krijojë një lloj mburoje ndaj kritikave. Megjithatë, ajo ngriti pyetjen se përse trupi dhe pesha e një gruaje vazhdojnë të jenë kaq shpesh në qendër të diskutimeve.

“Kur kritikojnë trupin tim, qesh. Tashmë jam mësuar dhe them: ‘Në rregull’. Por a është vërtet kjo e vetmja gjë për të cilën mund të flasim?”, u shpreh ajo. Motra e vogël e miliarderes italiane Chiara Ferragni theksoi se nuk dëshiron të jetojë duke ndjekur standarde të paarritshme bukurie. Për të, më e rëndësishme është që njerëzit të shohin një person të shëndetshëm dhe të lumtur, pavarësisht nëse ka disa kilogramë më shumë apo më pak.

“Shpresoj që kur të shohin trupin tim, mendimi i parë të jetë se jam mirë dhe e shëndetshme. Shpresoj të shohin një person të lumtur, të cilit nuk i intereson nëse nuk vesh masën 38”, deklaroi ajo. Valentina dhe Matteo Napoletano e nisën lidhjen e tyre në vitin 2023 dhe së fundmi kishin vendosur të bashkëjetonin në Milano. Megjithatë, gjatë pranverës së vitit 2026, mungesa e fotove së bashku dhe disa detaje në rrjetet sociale shtuan dyshimet se marrëdhënia kishte përfunduar. Asnjëri prej tyre nuk ka treguar publikisht arsyet e ndarjes. Pas kësaj periudhe, Valentina duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën personale. Sipas revistës “Chi”, ajo është fotografuar në Portofino gjatë një dreke romantike me një sipërmarrës kolumbian, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.